ambasada shba llogoja

ShBA apelon të lihen anash ndarjet mbi baza etnike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë bëri thirrje të dielën që të lihen anash ndarjet etnike në komunitet, dhe të ketë vëmendje dhe fokus në luftën ndaj koronavirusit.

“I lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, në një rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e Covid-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Kjo deklaratë e Ambasadës Amerikane duket se erdhi si pakënaqësi ndaj zhvillimeve të tensionuara politike gjatë ditës së djeshme përsa I përket situatës në dy komunat Mitrovicës së veriut dhe Zveçanit.

Tutje ambasada inkurajon që të punohet së bashku duke ndjekur sugjerimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe të lihen anash ndarjet në komunitet në këtë kohë krize.

“Të punoni së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetit, dhe lënja anash ndarjet në komunitet janë thelbësore për mposhtjen e Covid-19. Së bashku mundemi”, thuhet në deklaratë./Infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.