fbpx
llogoja ambasada amerikane

SHBA anulon pjesëmarrjen e Kosovës në programet amerikane në “George Marshall”

SHBA i ka anuluar ftesat per pjesëmarrësit nga Kosova në disa seminare  të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George Marshall” në Gjermani.  Këte e ka konfirmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“Ambasada e SHBA-së mund të konfirmojë se ftesat për pjesëmarrësit nga Kosova në tetë programe që fillojnë në mars dhe zgjasin deri në shtator, janë anuluar. Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë “Gerorge C. Marshall” adreson sfida të sigurisë trans-nacionale dhe rajonale. Këto sfida do të përfshihen në këto seminare dhe programe”, thuhet ne përgjigjen e Ambasadës.

Anulimi i pjesëmarrjes së zyrtarëve të Kosovës në programet amerikane në ‘George Marshall”  erdhi pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të pezulluar taksën ndaj produkteve të Serbisë e të Bosnjës e Hercegovinës.  Kohë më parë në shenjë pakënaqësie me vendosmërinë e Kryeministrit të Kosovës për të mos hequr taksat, SHBA-të kishin anuluar vizitën e gjeneralit amerikan Timothy Orr në Kosovë. Gjenerali kishte planifikuar të vizitojë Kosovën me rastin e festave të përvjetorit të 11 të pavarësisë së Kosovës.
SHBA i kanë kërkuar Kosovës vazhdimisht këtë pezullim në mënyrë që t’i hapin rrugë dialogut mes Kosovës e Serbisë. Siç dihet kjo e fundit ka ndërprerë dialogun në shenjë proteste për vendosjen e taksave. Liderët e Kosovës kanë qëndrime të ndryshme për ate se a duhet apo nuk duhet hequr taksën./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.