fbpx

Shasha: Pengimi i Speciales dhe i EULEX-it shpie drejt izolimit të Kosovës

Demush Shasha, drejtori i Institutit EPIK, që merret me çështjet e integrimit evropian, ka thënë se çdo pengesë që institucionet e Kosovës mund t’i bëjnë Gjykatës Speciale dhe EULEX-it do të sillte pasoja të rënda për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas Shashës, çdo tentativë për krijimin e pengesave drejt këtyre mekanizmave do të siguronte izolimin e plotë të Kosovës.

Pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëruan se do të bëjnë kërkesë për shfuqizim të Gjykatës Speciale. Të enjten, Presidenca deklaroi se misioni i EULEX-it më nuk ka mandat në Kosovë.

“Funksionimi i pa penguar i Gjykatës Speciale dhe bashkëpunimi me EULEX-in janë themelet e procesit integrues dhe shtet-ndërtues të Kosovës. Çfarëdo tentative për krijimin e pengesave drejt këtyre mekanizmave do këtë pasoja të rënda në procesin e liberalizmit të vizave dhe do sigurojnë izolimin e plotë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.