Ballina / KRYESORE / Sharon Stone, nëse keni kokëdhimbje të madhe duhet të shkoni në spital
sharon stone

Sharon Stone, nëse keni kokëdhimbje të madhe duhet të shkoni në spital

Sharon Stone, thas se goditja në tru është shumë e rrezikshme dhe se për shërimin nga ajo nevojitet një kohë e gjatë

Ajo tregoi për përvojën personale duke folur në ceremoninë humanitare kushtuar shëndetit të trurit të femrës në Los Angeles, aktorja e famshme amerikane Sharon Stone tha se si Hollywoodi ka qenë i tmerrshëm ndaj saj, kur ajo përjetoi goditje të rëndë në tru 18 vjet më pare, shkruan ndër të tjera Variety.

“Shtatë vjet më janë dashur ta marr veten. Nëntë ditë kam pasur gjakderdhje truri. Në atë kohë isha aktorja më e kërkuar. Përpiqesha të funksionoja dhe të punoja normalisht, ndërkohë që e kisha marrë një hipotekë të re për shtëpinë në të cilën jetoja. I humba të gjitha që i kisha. Atëherë e humba statusin që e kisha në Hollywood,” tha Stone.

Stone me këtë tregim në ceremoni deshi t’ua përcillte përvojën e vet të tjerëve, por edhe t’i këshillojë ata.

“Nëse vërtet keni kokëdhimbje të madhe, duhet të shkoni në spital. Unë u paraqita tek mjekët në spital vetëm ditën e tretë pas goditjes në tru. Shumica e njerëzve vdesin në atë periudhë, kisha vetëm një për qind gjasa që të mbijetoja deri në operacion. Për një muaj nuk e kanë ditur nëse do të mbijetoja. Nuk e kisha ide se kisha qenë në gjendje aq të keqe, derisa lexova në gazeta,” tha aktorja Stone.

Provo po ashtu

Shyhrete Tahiri Sylejmani kërkon drejtësinë

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës Shyhrete Tahiri Sylejmani ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.