Ballina / Biznes / Karrierë / Sharku, nga kamarier në partneritet me “Facebook”
uljan sharku facebook

Sharku, nga kamarier në partneritet me “Facebook”

Sot, 26 vjeçari Uljan Sharka drejton një kompani që quhet iGenius dhe që numëron qindra punonjës dhe ushtron aktivitetin në katër vende me konsumatorë të profilit të lartë dhe vlerë tregu prej 200 milion eurosh.

U largua nga Shqipëria në 2008-ën pa ditur as edhe një fjalë të vetme në gjuhën Italiane.

Gjatë kohës që qëndroi në Milano ai punoi si kamarier dhe shitës, por pa hequr dorë asnjëherë nga studimet dhe pasioni për teknologjinë.

Dhe kështu kod pas kodi, algoritëm pas algoritmi, ai krijoi një xhevahir. Quhet Crystal dhe është një softuer i inteligjencës artificiale i cili bën të mundur që punonjësit të komunikojnë me të dhënat e kompanisë ku punojnë.

Në praktikë do të thotë të pyesin dhe marrin përgjigje në gjuhë të natyrshme për çdo gjë që mund të rrisë efikasitetin në punës, sikur të komunikonit me një koleg me eksperiencë.

Sot, 26 vjeçari Uljan Sharka drejton një kompani që quhet iGenius dhe që numëron qindra punonjës dhe ushtron aktivitetin në katër vende me konsumatorë të profilit të lartë dhe vlerë tregu prej 200 milion eurosh.

Ai është dekoruar dhe vlerësuar nga kompani si Google për asistentin e parë virtual për bizneset dhe bashkëpunuar edhe me rrjetin social më të madh në botë Facebook.

Në një intervistë për Rai Play Radio, inovacioni i vitit në ICT Awards 6 foli në detaje për asistentin virtual në fjalë:

“Crystal është një konsulent virtual, një sistem i ngjashëm me Siri, Google Assistant ose Amazon Alexa, të cilit i kemi mësuar të përdor të dhënat personale e madje të përgjigjet rreth tyre,” tha Uljani për Rai Play Radio.

“Crystal lidhet me databazën private të kompanisë suaj, të dhënat që shitjeve dhe konsumatorëve, dhe i përpunon, mëson dhe i bën që ato të komunikojnë me ne.

Në vend që një asistenti virtual ti drejtojmë pyetjen “Si do të jetë moti nesër?” mund ta pyesim “Si shkuan shitjet në tre muajt e fundit?” ose “Si do të shkojnë shitjet në dy javët e ardhshme.”

Crystal përgjigjet me një zë natyral sikur të ishte person. Aktualisht kemi integruar gjashtë gjuhë, përfshirë Italishten.

Gjithashtu jep sugjerime për të dhënat të cilat nxjerrin në pah informacione të dobishme në bazë të pyetje që bëjmë.

Për shembull kur ai pyetet për shitjet, Crystal bën parashikime në bazë të objektivave të arritur.

Megjithatë është ende herët për të thënë që Crystal mund të zëvendësojë një person të vërtetë. Jemi shumë larg kësaj,” tha Uljani për televizionin Italiane RAI/PCWorld.al/.

@Fluidi

Provo po ashtu

isa mustafa

Mustafa: Vendimi për taksat – populist

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se vendosja e taksës 100 për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.