Xherdan Shaqirit kishte vendosur ta bojkotojë ekipin helvetik, Kombëtaren e Zvicrës, në shenjë pakënaqësie që shiriti i kapitenit nuk iu kishte dhënë atij, por Granit Xhakës.
Por, Shaqiri thuhet të jetë qetësuar dhe ta ketë pranuar realitetin – Granit Xhakën kapiten të tij dhe të ekipit helvetik.
Futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Anamoravës i ka ndalur polemikat me selektorin Vladimir Petkoviç duke pranuar të kthehet në ekipin kombëtar.
Shaqiri kishte refuzuar të luaj për Zvicrën në muajin e kaluar kundër Irlandës në shenjë pakënaqësia që shiriti i kapitenit nuk iu kishte dhënën atij, por Xhakës.
Kjo tashmë duket se u tejkalua.