fbpx

Shangai: Dasma 20 milionë paund

Kjo është dasma e yllit aziatik që ka kushtuar 20 milionë paund. Aktorja, modelja dhe këngëtarja kineze Angela Yeung, e njohur ndryshe edhe si “Angelababy” apo Kim Kardashian kineze, është martuar me një ceremoni përrallore me aktorin Huang Xiamonig në Shangai.

Në dasmë ishin të ftuar 2000 persona. Torta e çiftit ishte 3 metër e gjatë dhe është punuar 1 muaj. Ndërsa, nuk mund të mungonte fustani, për të cilin është punuar 5 muaj nga “Dior”.

Gjithashtu, nusja Yeung mori për ditën e madhe edhe një unazë me diamant 6-karat, që besohet se kushton 1 milion paund. Po ashtu, e gjitha ceremonia është transmetuar online.

Ndërsa, në ekranet e mëdha në “Shanghai Exhibition Center” ku po mbahej dasma, është shfaqur ceremonia private e celebrimit që u mbajt para 5 muajsh, ku çifti u betua për dashuri të përjetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.