kujtim shala, vjosa osmani, xhafer tahiri, ldk, vv, zgjedhjet 2019, kqz, kosova

Shala: Vjosa, kryeministre e Kosovës; Me PDK-në s’ka koalicion

Çështja është si do të bashkëpunojmë në të ardhmen me partnerin tonë të të deritashëm të opozitës, pra Vetëvendosjen. Partia me të cilën nuk ka bashkëqeverisje është Partia Demokratike e Kosovës. Ky është vendim i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së. 

Kështu deklaroi në emisionin debat të RTK-së, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas tij veprimi i menjëhershëm për tarifën ndaj Serbisë është kompleks. Nga 33 marrëveshje me Serbinë, shumica nuk implementohen fare nga Beogradi.

“Por duhet të mendohet përgjatë linjave të reciprocitetit. Nëse Serbia nuk i njeh targat e Kosovës, as kjo e fundit nuk duhet t’i njohë targat e Serbisë”, ka thënë Shala në televizionin publik.

Shala nfoli për koalicionet dhe partneritetet para e pas zgjedhore.

“Në garë mund të shkojmë vetëm. Çështja është si do të bashkëpunojmë në të ardhmen me partnerin tonë të opozitës, pra me Vetëvendosjen. Nuk kam dilemë. Ne do të jemi fituesi por nuk do ta kemi shumicën absolute. Prapë do të duhet të bashkëpunojmë. Koalicioni parazgjedhor do t’i zgjidhte këto dilema”, tha Shala.

Partia me të cilën nuk ka koalicion në asnjë mënyrë është PDK. Kështu ka vendosur Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Gjatë bashkëqeverisjes, PDK nuk është sjellur mirë”, ka deklaruar mes tjerash Shala.

Ai ka deklaruar se nëse shihni Kushtetutën e Kosovës do ta shihni se qytetarët duhet ta zgjedhin kryeministrin e tyre, i cili pastaj do ta ketë ekipin ekzekutiv dhe programin e punës.

“Ne e kemi kandidaten dhe për këtë çështje nuk do të diskutojmë me Vetëvendosjen. Me te mund të diskutojmë për çështje tjera si dialogu. Me VV nuk do të bisedojmë për kufijtë sepse edhe VV është deklaruar për kufijtë ekzistues të Kosovës. Kemi pra qëndrim të njëjtë në këtë pikë” , tha Shala.

Sipas tij edhe qytetarët e dinë se Kosova është e izoluar për shkak të sjelljes së deritashme të institucioneve.

Shala ka deklaruar se me VV si parti opozitare kanë bashkëpunuar mirë dhe kane qenë opozitë e strukturuar mirë dhe ka krijuar një raport të mirëbesimit gjatë bashkëpunimiy

“Ne ende po tentojmë një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet, nuk është proces ende i mbyllur”, tha Shala.

“Në dy vitet e fundit LDK dhe VV kanë bashkëpunuar mirë si parti opozitare. Ishim një opozitë e strukturuar mirë. Gjatë punës kemi arritur një nivel relativisht të mirë të bashkëpunimit. Ne po komunikojmë për të vazhduar edhe në të ardhmen këtë bashkëpunim. Vjosa është kandidate e jona për kryeministre. Dhe do të jetë kryeministre e ardhshme, si kandidate e partisë më të madhe dhe partisë që do të dalë fituese nga këto zgjedhje”, tha ai.

Ai bëri me dije se nuk ka pasur ambicie qoftë për të qenë në krye të LDK-së, ose për të qenë edhe kandidat për kryeministër.

“Nuk e mendoj veten si politikan të karrierës e aq më pak të kandidatit për kryeministër”, tha Shala.

“Ka pasur takime por vendim për koalicionin mes LDK dhe VV nuk ka ende. Ne do të donim të garojmë si parti e vetme. Kryeministri duhet të jetë nga radhët tona”, tha Shala./ infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.