Ballina / KOSOVA / Shala: S’ka dogana, ka tatime dhe fond për veriun
Shala: S’ka dogana, ka tatime dhe fond për veriun

Shala: S’ka dogana, ka tatime dhe fond për veriun

“Marrëveshja më problematike për zbatim është IBM apo marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, që është një marrëveshje shumë e saktë, shumë e qartë për ne, me siguri edhe për zyrën e zonjës (Catherine) Ashton”, ka vlerësuar koordinatori për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Blerim Shala.

Sipas tij “IBM nënkupton që Kosova dhe Serbia të kenë një qasje të përbashkët në pikat kufitare, ndërsa regjimi kufitar është i njëjtë nëpër gjithë Kosovën”.

“Kemi të bëjmë me një koncept i cili qe përkrahur fuqimisht madje edhe prej UNMIK-it, OKB-së dhe të gjitha instancave ndërkombëtare që Kosova është një zonë unike doganore”, ka thënë Shala, transmeton “InfoGlobi”.

Shala në prononcimet e tij të këtyre ditëve për media ka shpjeguar se “në të gjitha pikat doganore do të ketë inkasim të TVSH-së’” por jo edhe inkasim të taksës doganore, sepse – si ka nënvizuar ai për këtë të fundit – “me marrëveshjen e CEFTA-s, shtetet në rajon janë të liruar prej taksës doganore”.

Koordinatori i dialogut nga ana e Kosovës përkujton që në Kosovë “ekziston një procedurë e qartë, e modifikuar me marrëveshjen e presidentit Ahtisaari”.

Sipas kësaj procedure “mjetet nga doganat, kudo qoftë vijnë në arkën e shtetit dhe prej andej bëhet një shpërndarje adekuate sipas numrit të banorëve të çdo pjese të Kosovës”.

Shala ka shpjeguar se në rastin e veriut situata do jetë ndryshe.

“Për shkak të rrethanave shumë të njohura, sepse aty nuk ka pasur dhe nuk ka rend e ligj sot e kësaj dite, kemi mundësi që të krijojmë një fond të veçantë zhvillimor, për të cilin është folur edhe vite më parë. Dhe, ky fond zhvillimor nuk do të përfshijë vetëm serbët, as nuk do të përfshijë vetëm Mitrovicën veriore, por do të përfshije krejt veriun e Kosovës, duke filluar prej Vushtrrisë e lart. Sepse, objektivisht kemi një dëmtim serioz ekonomik, politik, social të kësaj pjese të Kosovës, për shkak të zhvillimeve të njohura që nga viti 1999 e këndej. Por, ne vendosim si Kosovë, si shtet sovran se çka do te bëjmë. Normalisht, së paku me miqtë tanë ndërkombëtar”, ka potencuar mes tjerash Shala./infoglobi

Provo po ashtu

konviktet e studenteve ne prishtine

Pasojat e largimit të Kosovës nga Asociacioni Evropian për Cilësi në Arsim

Pavarësisht se Kosovës nuk i është vazhduar anëtarësimi në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.