fbpx

Shala: Privatizimi i është përshtatur rrethanave politike e juridike

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë është duke e intervistuar ish-zëvendës drejtorin menaxhues të AKM-së, Ahmet Shalën.

“Unë kam qenë pjesë e procesit të privatizimit që nga viti 2002 deri më 2007. Procesi i punësimit tim është bërë me konkurs të hapur. Kam qene i punësuar i Unionit Evropian dhe jam financuar nga Unioni Evropian. Të gjitha proceset e privatizimit janë të kritikuara, fatkeqësisht asnjëra nuk e mbërrin objektivin për të cilin janë dizajnuar. Procesi i privatizimit i është përshtatur rrethanave politike dhe juridike. Pa marrë parasysh kritikave që ka pasur si proces ka qenë më transparent dhe me i pa manipulueshëm i mundshëm, flas për periudhën sa kam qenë aty. Kriteri subjektiv pothuajse është anashkaluar plotësisht”, ka deklaruar Shala.

Ai tha se kontestin kryesor në aspektin ndërkombëtar e kanë pasur me Serbinë.

“Serbia thoshte se ndërmarrjet janë të saja, siq thotë edhe sot që për Kosovën është e saj, ne falë angazhimit të miqve ndërkombëtar në vitin 2002 , arritëm të fillojmë me privatizimin”, tha ai.

Anëtari i LVV-së në Komisionin Parlamentar për Privatizim, Hekuran Murati, e ka pyetur Ahmet Shalën, për shitjen e fabrikës së tubave në Ferizaj.

“Për shitjen e fabrikës së tubave në Ferizaj kanë qenë dy ofertues. Blerësi ka qenë Arian Hasani punëtor i thjeshtë që në pronësi të vetë ka pasur një banes dy dhomëshe, por AKP-ja ia ka shitur një aset në vlerë prej 3.66 milionë euro. Si ka ndodhur kjo pasi që e lartësuat këtë proces?” – ka pyetur Murati.

E Shala ka thënë se kushdo që ka konkurruar është dashur t’i kalojë kriteret teknike.

Murati ka pyetur nëse Hasani i ka kaluar ato kritere.

“Unë nuk e vlerësoj këtë e vlerëson bordi. Nëse dikush dyshon për atë keqpërdorim, atëherë janë të gjitha dokumentacionet në serverët e BE-së dhe aty nuk ka shkuar çdo gjë në bord pa i kaluar kriteret e kualifikimit”, ka thënë Shala.

“Ju si menaxhment a e keni vlerësuar. Arian Hasani nga fabrika e tubave ka nxjerrë 13 milionë euro investimet, pas katër vjetëve ia ka shitur kompanisë Mabetex, që ka qenë në pronës të Selim Pacollit, vëllait të Behxhet Pacollit dhe personi pavarësisht investimit 13 milionë euro e ka shit prapë atë me blerjen fillestare 3.66 milionë euro”, ka thënë Murati. “Si erdhi deri te shitja e fgabrikës së tubave kur kishte vendim të prerë të Gjykatës dhe punëtorët e kishin fituar rastin?”

Shala ka thënë se për çështje juridikime ka qenë departamenti juridik dhe oda e veçantë për privatizim.

“Nëse ka pasur ingerencë ndonjë insistucion për këtë çështje e kanë pasur këto institucione. Unë nuk e ndjej veten kompetent për të folur për këtë, mund ta thirrni kryetarin e AKP-së”, ka thënë Shala.

Murati më pas e ka pyetur Shalën edhe për shitjen e Hotel Grandit.

“Si e vlerëson shitjen e Grtandit. Ajka e aseteve që janë shitur, janë shitur në periudhën sa keni qenë edhe ju. Mund të them që është një ndër periudhat që ka sjellur më së shumti shkelje ligjore”, ka thënë Murati.

Por Shala ka thënë se çdo proces i spinoffit special në momentin që është privatizuar ka kaluar në monitorim të departamentit të veçantë në AKM për monitorik të kontratës.

E Murati ka shtuar se te kjo kemi rastin e njëjtë si te fabrika e tubave.

“Ka ofertuar një person pastaj na është shfaqur personi i njëjtë. A vazhdoni ta vlerësoni si proces të drejtë”, ka pyetur Murati.

“Si proces brenda AKM-së ka qenë absolutisht transparent, përsa i përket objektivave të veta se sa i ka arritur, për titullarin besoj që ka arritur 90 për qind, ndërsa për zhvillimin ekonomik jo në fazë të kënaqshme”, ka thënë Shala.

Do theksuar se mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizim ku po raportonte Ahmet Shala, është ndërprerë.

Kjo për arsye se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.