Sfidat e presidentit Trump për tu rizgjedhur në nëntor

Amerikanët do të shkojnë në votime në 3 nëntor për të zgjedhur presidentin. Republikani Donald Trump dhe sfiduesi i tij i pritshëm demokrat, Joe Biden, përballen me një elektorat të polarizuar. Materiali në vazhdim profilizon presidentin aktual dhe mesazhin e tij të rizgjedhjes për popullin amerikan.

Ai po thanë kënetën politike, po mbron kufijtë e vendit dhe po ripërtërin ëndrrën për amerikanët e harruar – thonë mbështetësit e tij.

“Ndoshta nuk ka pasur kurrë kandidatë që janë kaq të ndryshëm. Ne duam ligj dhe rregull. Ata nuk duan ligj dhe rregull. Ne dëshirojmë kufij të fortë të mbyllur, ku njerëzit janë në gjendje të hyjnë përmes meritës, përmes një procesi të ligjshëm”, tha presidenti Trump.

Rivali i tij demokrat e sheh Trumpin si të paaftë për detyrën e presidentit.

“Është shumë i paaftë dhe i pazoti për mendimin tim të drejtojë botën dhe të udhëheqë vendin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.