Ballina / KOSOVA / Sfidat e 383-shit
kodi 383

Sfidat e 383-shit

‘Pavarësia telefonike’ e Kosovës ngashëm me atë shtetërore kaloi nëpër një fazë tranzicioni që u përcoll me sfida ndërsa probleme priten edhe me implementimin e tërësishëm të kodit telefonik shtetëror +383.

Licencë të përkohshme për një telefoni mobile serbe, transfer i pronave të Telekomit të Kosovës tek operatori serb, janë vetëm disa nga koncesionet që i ka bërë Kosova për të arritur deri te kodi shtetëror telefonik.

Kodi shtetëror që buroi nga marrëveshja e arritur në dialogun Kosovë-Serbi u prit me entuziazëm, dhe u konsiderua si fitore nga Qeveria e Kosovës, sipas të cilës konfirmon shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Fitoren e pati shpallur edhe Qeveria e Republikës së Serbisë, e cila mburret se i ka ruajtur pronat e Telekomit në këmbim të një “kodi territorial”.

Organizata Ndërkombëtare e Telekomunikacionit (ITU) në pajtim me marrëveshjen e telekomit në dhjetor të vitit 2016 pati alokuar kodin telefonik për Kosovën.

Që nga ajo kohë ishte paralajmëruar një periudhë në maksimum 18 muaj për ‘migrimin’ e sim-kartelave vendore në kodin e ri nga kodet ekzistuese +377( e përdorur nga Vala) dhe +386 ( e përdorur nga IPKO) dhe edhe më pak se kaq për zhdukjen e kodit për telefoni fikse +381.

+381-shit përfundimisht i erdhi fundi më 24 mars të këtij viti.

Ndërsa periudha e ekzistimit të kodeve +377 dhe +386 pritet të përfundojë në muajin qershor të këtij viti.

Gjatë kësaj periudhe tranzitore është dashur të bëhen marrëveshje individuale me operatorë të huaj telefonikë në mënyrë që ata ti hapin ‘routat’, për thirrje ndërkomëbtare hyrëse dhe dalëse me kodin e ri.

Kreshnik Gashi, Drejtor i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) kishte treguar për KALLXO.com se sa marrëveshje të tilla janë arritur.

“Deri më tani një numër i konsiderueshëm i operatorëve ndërkombëtarë (mbi 200) e kanë hapur trafikun në drejtim të kodit 383, pra është duke u përdorur”, tha Gashi.

Me implementimin e kodit shtetëror telefonik pritet të rregullohen strukturat numerike të thirrjeve lokale.

Mirëpo, një shqetësim i paraqitur është implementimi i këtij kodi nëpër platformat online që nuk e njohin atë.

Lamtumirë 038!

Qytetarët do t’i thonë lamtumirë numeracionit gjeografik, pasi më nuk do të aplikohet 038-shi. Numeracioni i ri do të vendoset në bashkëpunim me operatorët.

Numeracioni gjeografik i Prishtinës është bërë i njohur ndër vite. Madje edhe emisionet kushtuar Prishtinës janë emëruar vetëm 038, pasi ky numër ndërlidhet me kryeqytetin. Kjo shumë shpejt do të ndërrohet.

Qytetarët do t’i thonë lamtumirë numeracionit gjeografik, pasi më nuk do të aplikohet 038-shi. Numeracioni i ri do të vendoset në bashkëpunim me operatorët.

Kryetarit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi thotë se numeracionet gjeografike do të ndërrohen.

“Sa i përket numeracionit gjeografik (seritë 2x dhe 3x, përfshirë këtu 038), ARKEP-i pas implementimit të kodit telefonik 383 në konsultim me operatorët do të përcaktojë strukturën e re të këtij numeracioni”, tha Gashi.

Por, kodet fillestare të telefonisë mobile (044, 045 dhe 049) nuk do të ndryshohen.

“Plani i Ri i Numeracionit i miratuar nga ARKEP-i nuk ka paraparë ndryshimin e strukturës së numeracionit jo-gjeografik mobil (seritë 4x p.sh. numrat 044, 045, 049 etj.)”, tha Gashi.

Sipas Gashit, përdorimi i kodit të ri shtetëror për thirrje ndërkombëtare, hyrëse dhe dalëse ka filluar mbarë me më shumë se 200 operatorë që kanë filluar njohjen e tij.

“Deri më tani një numër i konsiderueshëm i operatorëve ndërkombëtarë (mbi 200) e kanë hapur trafikun në drejtim të kodit 383, pra është duke u përdorur. Platformat kryesore që përdorin aplikacionet e ndryshme për dërgim të mesazheve apo thirrjeve verifikuese tashmë e kanë njohur kodin 383, presim që një gjë e tillë të ndodhë me të gjitha këto platforma”, tha Gashi.

Ndërsa me fillimin e këtyre thirrjeve ndërkombëtare me kodin e ri shtetëror është ngritur një shqetësim publik lidhur me tarifat e thirrjeve ndërkombëtare. Një portal shqiptar me qendër në Finlandë, Gjiganti.com kishte raportuar se një nga operatorët e Finlandës e kishte faturuar 19 euro një minutë me Kosovën në kodin e ri 383.

ARKEP-i lidhur me këtë pati sqaruar se tarifat vendosen sipas marrëveshjeve të operatorëve telefonikë.

“Operatorët tanë janë të lirë që direkt të negociojnë çmimet me shumicë (në mes operatorëve) për thirrjet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, çmimet e aplikuara nga operatorët e Republikës së Kosovës për operatorët ndërkombëtar nuk kanë ndryshuar, prandaj nuk ka asnjë argument të vetëm që thirrjet ndërkombëtare me pakicë në kodin 383 të jenë më të shtrenjta”, thuhej një njoftimin e ARKEP.

Gashi po ashtu siguroi që janë duke u munduar që të mos ketë problem me implementimin e kodit të ri, pasi sipas tij për këtë arsye edhe ka qenë kohëzgjatja e periudhës tranzitore.

“Njëra nga arsyet e bashkekzistimit të kodeve paralele (në këtë rast kodet e deritashme dhe kodi 383), respektivisht ekzistimit të periudhës kalimtare ka qenë eliminimi i problemeve të cilat mund të dalin me implementimin e kodit 383”, tha Gashi.

‘Facebook’ Nuk e Njeh Kodin +383, Llogaritë Kosovare Mund të Jenë në Rrezik

Verifikimi i dyfishtë i llogarive në Facebook mund të jetë problematik nëse kjo platformë nuk e njeh kodin telefonik shtetëror të Kosovës, raporton KALLXO.com

Implementimi i plotë i kodit shtetëror telefonik të Kosovës, +383 nuk po kalon pa sfida të njohjes kryesisht nga platformat online.

Qershori pritet të jetë muaji i fundit kur në Kosovë funksionojnë kodet telefonike +377 dhe +386 pasi kodi i vetëm funksional për thirrje ndërkombëtare do të jetë ai shtetëror +383.

Drejtori i Autoriteti Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare (ARKEP) kishte treguar për fazën përfundimtare të implementimit të kodit shtetëror.

“Faza tjetër është faza kur do të fillojë largimi i kodit 381, si dhe përdorimi edhe në thirrjet dalëse i kodit 383 të telefonisë mobile, dhe përfundimisht në qershor pritet të gjitha kodet e huaj të largohen dhe të funksionojë vetëm kodi 383”, kishte thënë Gashi.

Kodi shtetëror që buroi nga marrëveshja e arritur në dialogun Kosovë-Serbi ka arritur të jetë i përdorshëm për thirrje ndërkombëtare nëpërmjet marrëveshjeve me operatorë të huaj telefonikë.

Megjithatë ka ende platforma të mëdha siç është ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ që nuk e njohin këtë kod.

Ermal Sadiku, njohës i kësaj fushe kishte analizuar rrezikun e bllokimit të kuletave dixhitale në kryptovaluta nëse nuk njihet kodi shtetëror.

Ai konsideron se i njëjti rrezik vlen edhe për llogaritë e Facebook-ut që kërkojnë verifikim përmes numrit të telefonit.

KALLXO.com kishte kontaktuar me ARKEP për të mësuar marrëveshjen që janë arritur apo lobimi që është bërë për njohjen e këtij kodi nga platformat online.

Sipas tyre ende nuk ka përgjigje nga Facebook dhe Instagram që është po ashtu në pronësi të Facebook.

“E konfirmojmë që është kontaktuar edhe Facebook dhe presim pergjigje edhe nga ata. Instagram poashtu shfrytëzon platformën e njëjtë”, thuhet në përgjijgen e ARKEP.

Në anën tjetër, kodi +383 është i përdorshëm në platformat ‘Viber’ dhe ‘Whatsapp’.

Investimet në Kryptovaluta në Rrezik nga Kodi Shtetëror Telefonik

Implementimi i plotë i kodit shtetëror telefonik të Kosovës, +383 paraqet frikë tek investuesit kosovarë që kanë investuar në kryptovaluta.

Qershori pritet të jetë muaji i fundit kur në Kosovë funksionojnë kodet telefonike +377 dhe +386 pasi kodi i vetëm funksional për thirrje ndërkombëtare do të jetë ai shtetëror +383.

Megjithëse kodi shtetëror që buroi nga marrëveshja e arritur në dialogun Kosoë-Serbi u prit me entuziazëm, kjo po shihet si problematike nga kosovarët që kanë kuleta dixhitale (wallets) në platformat online të kryptovalutave.

Ermal Sadiku, njohës i kësaj fushe tha për KALLXO.com se shumë kuleta dixhitale janë të konfiguruara përmes numrit të telefonit dhe në rastin e zhdukjes së kodeve të tjera, paraqitet rreziku për bllokimin e tyre.

“Ato walleta qe janë të konfigurara me kod telefonik, dmth që verifikimin e kanë me numër të telefonit, do të kenë probleme me rastin e ndërprerjes së shërbimeve +377 dhe +386. Sidomos ata që kanë p.sh 2 Step verification me SMS (verifikim dy hapësh përmes SMS), nuk do të mund të qasen në ëalleta.”, tha Sadiku.

Sadiku ka bërë thirrje për kujdes nga investuesit në kryptovaluta dhe nga institucionet për zgjidhjen e këtij problemi eventual.

“Duhet të alarmohen njerëzit që ata ti rregullojnë këto verifikime para qershorit dhe duhet të rregullohet nje metodë/marrëveshje për t’i i forëarduar SMS-at në numrat e vjetër”, tha ai.

KALLXO.com ka pyetur edhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimive Elektronike dhe Postare (ARKEP) lidhur me këtë çështje por deri më tani nuk ka pranuar përgjigje nga ta.

@Fluidi

Provo po ashtu

parlamenti i maqedonise

Emri i i Maqedonisë: Parlamenti voton pro ndryshimeve kushtetuese

Me 80 vota pro, deputetët e Parlamentit të Maqedonisë miratuan propozimin e qeverisë për ndryshimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.