Ballina / KOSOVA / Serwer për ndryshimin e kufijve: Kjo ju diskualifikon nga antarësimi në BE
Serwer thotë se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

Serwer për ndryshimin e kufijve: Kjo ju diskualifikon nga antarësimi në BE

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ​ka thënë se nuk do të duhej të ndodhte ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka nevojë për një korrektim kufijsh. Çfarëdo ndryshimi kufijsh, përjashtimisht atyre të vegjël, është i rrezikshëm”, ka thënë ai në intervistën e realizuar nga Evliana Berani për RTK.

Serwer ka deklaruar se kudo që ka ndryshime kufijsh, ka telashe.

“Mendoj që kudo ku ka ndryshime kufijsh flet që vendet nuk janë në gjendje të bëjnë trajtimin e duhur për qytetarët pakicë”, është shprehur ai.

“Kjo menjëherë iu diskualifikon nga antarësimi në BE. Pse doni ta nisni një proces drejt BE-së kur e diskualifikoni vetveten? Por, gjithashtu shkakton edhe probleme regjionale”, ka thënë Serwer.

@Fluidi

Provo po ashtu

Mitrovicë: Kush është i riu që vdiq nën gërmadhat e hotelit “Adriatik”

I riu që humbi jetën pas mesnatës nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.