Ballina / RAJONI / Serwer: Nuk është e mençur deklarata e Daçiçit

Serwer: Nuk është e mençur deklarata e Daçiçit

Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit Daniel Serwer ka thënë se nukështë “e mençur” një deklaratë e fundit e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç për të mbështetur presidentin e SHBA-ve Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme, njoftoi Radio Evropa e Lirë (RSE).

“Natyrisht, Daçiç mendon se ka miq në administratën aktuale dhe dëshiron t’i mbështesë ata. Por gjithçka që ka arritur është se kushdo që të jetë president i ardhshëm i SHBA-ve nga demokratët, Daçiçin, dhe ndoshta edhe Serbinë, do ta konsiderojnë armik. Kështu që, kjo nuk ishte aspak e mençur,” paralajmëroi Serwer.

Ai shtoi se “është një gabim i madh të bësh një aleancë me njërën ose tjetrën parti politike amerikane, sepse gjithmonë ekziston një mundësi reale e ndryshimit të pushtetit”. “Pra, nëse e bëni këtë, atëherë duhet të jeni të përgatitur të prisni pasoja nëse një parti që nuk i përkrahët fiton,” tha Serwer.

Sipas Serwerit, amerikanët tani do të jenë shumë më vigjilentë rreth çështjes së ndikimit në procesin zgjedhor gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Ish sekretari i mbrojtjes i SHBA-së i ngarkuar për çështjet ruse, euroaziatike dhe ballkanike Michael Carpenter ka thënë se “ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç planifikon të ndërhyjë në politikën e brendshme të SHBA-së, duke i nxitur serbët në Amerikë të mbështesin Trumpi në zgjedhjet e vitit 2020 “.

Carpenter, i cili tani është drejtori i Qendrës Pen Biden Center, shkroi në Tëitter se ai “beson se Daçiq po bën një gabim të madh dhe se mbështetja për rrugën evropiane të Serbisë duhet të jetë një çështje për të cilën bien dakord të dy palët në Amerikë”, njoftoi Zëri i Amerikës.

Daçiç njoftoi në një intervistë për Telegrafin serb se do të aranzhonte që serbët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të votojnë Donald Trumpin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Provo po ashtu

David Phillips

Phillips: Shqiptarët s’duhet ta pranojnë memorialin turk

Analisti amerikan David Phillips thotë se memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.