fbpx

Serwer: Arrestimi i destabilizuesve -detyrë e shtetit

Profesori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se është detyrë e forcave të sigurisë që të arrestojnë njerëz të armatosur që kanë për synim destabilizimin e vendit.​

“Kur njerëzit me uniforma ushtarake dhe armë futen në Maqedoni me siç duket një përpjekje për kryengritje, reagimi i forcave të sigurisë ndaj tyre është i drejtë. Mua më vjenë keq që tetë policë janë vrarë, por duket se forcat e policisë në Maqedoni bënë atë që duhej dhe njerëzit janë dakort rreth kësaj”, ka thënë Serwer.

error: Content is protected !!