Ballina / KRYESORE / Sërish tërmet në Shqipëri
tërmeti grafika

Sërish tërmet në Shqipëri

Një tjetër dridhje e fortë tërmeti ka goditur sërish Tiranëm të dielën mbrëma rreth orës 22.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se magnituda e tërmetit ishte 4.4 ballë e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit kësaj here ka qenë në afërsi të Vorës, më afër Tiranës.

Ky tërmet ishte dhe më i forti i cili ka rënë deri më tani që në orët e mbrëmjes ku ra një tërmet prej 4.6 ballësh të shkallës Rihter. Këtë të dielë sizmiologët deklaruan se forca e lëkundjeve do të vinte në ulje, por magnituda i këtij tërmeti ishte relativisht e lartë.

Prej 24 orësh tashmë në zonën qendrore të Shqipërisë kanë qindra tërmete të cilat pasuan lëkundjet prej 5.8 ballësh që goditën vendin në orën 16:03 të shtunën.

Gjatë harkut të fundit kohor prej 24 orësh, lëndime kanë pësuar mbi 100 persona, kryesisht në Tiranë.

Në Tiranë e Durrës 105 persona kanë kërkuar dndihmë mjekësore, 12 prej tyre ende në spital. Janë mbi 500 banesa dhe mbi 30 pallate, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, të cilat janë dëmtuar. Në pjesën dërmuese, bëhet fjalë për plasaritje dhe krisje të mureve apo dëmtime në tavane.

LEXO EDHE PËR TËRMETIN E MESNATëS Së SHTUNëS

Shqipëri: Tjetër goditje e fortë tërmeti në mesnatë

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Arsimit, Besa Shahini bëri me dijeni se e hëna do të jetë ditë pushimi për të gjithë nxënësit e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Provo po ashtu

Thaçi niset për Japoni,merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot për në Japoni, ku do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.