Ballina / BOTA / Sërish tërmet në Meksikë; Para 4 ditësh nga tërmeti u shuan rreth 300 jetë
termet ne meksike 23 shtator 2017
Ky është tërmeti i tretë i madhë me radhë që goditi Meksikën gjatë Shtatorit të sivjetmë

Sërish tërmet në Meksikë; Para 4 ditësh nga tërmeti u shuan rreth 300 jetë

Katër ditë pas tërmetit të fuqishëm me 300 të vdekur në Meksikë, ky vend goditet nga një tërmet i ri. Në kryeqytetin milionësh meksikan banorët vrapuan menjëherë në rrugë.

Epiqendra e tërmetit së shtunës (23.09) ndodhej në jug të vendit, në qytetin Ixtepec në shtetin federal, Oaxaca, sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik. Në kryeqytetin meksikan banorët vrapuan menjëherë në rrugë, ndërkohë që raportohet se lëkundjet kanë qenë të jashtëzakonshme, si në tërmetin e para pak ditëve të shkallës 7,1 ballë.

Qindra vetë humbën jetën të martën e kaluar, ndërkohë që vazhdon puna për gjetjen e të humburve në rrënoja, raportojnë mediat lokale. Deri më tani vetëm 70 vetë janë nxjerrë gjallë nga rrënojat, 40 të tjerë konsiderohen ende të humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.