pensionistet , pensionet

Serbia do t’ua kthejë fondin pensionistëve kosovarë

Detyrimin që Gjykata e Strasburgut ia ka bërë shtetit të Serbisë për pagesat e pensioneve të kontributdhënësve nga Kosova, ka detyruar Qeverinë e Serbisë që të ndërmarrë hapa konkretë në lidhje me pensionet e ndërprera nga viti 1999.

Qeveria e Serbisë të martën ka miratuar “Planin e veprimit për kapërcimin e problemit të pagesës së pensioneve të realizuara në Kosovë”. Me këtë plan, sipas komunikatës së Qeverisë së Serbisë, rregullohen procedurat e përcaktimit të së drejtës së sigurimit pensional dhe invalidor në tërë territorin e  Kosovës.

Sipas kësaj komunikate, pra, çështja ka të bëjë me ata pensionistë të cilëve kjo e drejtë u është vërtetuar më herët, por që u është ndërprerë pagesa. Ndaj kësaj kategorie përmbushen kushtet për dhënien e pensioneve të papaguara. Bazuar në planin e Qeverisë së Serbisë, brenda 10 ditëve të ardhshme do të publikohen të drejtat e shfrytëzuesve pensionalë, të cilët nuk kanë dokumentacion përkatës të plotësuar e që do të shqyrtohen në Fondin e sigurimit pensional invalidor të Serbisë.

Vendimin e Qeverisë së Serbisë për “Planin e veprimit të kapërcimit të problemit të pagesës së pensioneve të realizuara në Kosovë”,  kryetari i Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë, Riza Shala, e ka cilësuar të mërkurën si përgatitje që po e bën Qeveria e Serbisë për t’ua dhënë pensionistëve kosovarë kontributin e krijuar në fondet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!