Ballina / KOSOVA / Serbia pranon prefiksin +383 për Kosovën
kodi

Serbia pranon prefiksin +383 për Kosovën

Serbia e ka pranuar prefiksin e veçantë për Kosovën, shkruajnë mediat në Beograd.

Sipas burimeve të gazetës serbe “Danas”, Beogradi ka pranuar që Kosova të ketë prefiksin e veçantë ndërkombëtar +383, i cili do të jetë i vetmi që në Kosovë do të mbetet në funksion pas vitit 2015.

“Në qarqet diplomatike spekulohet se mund të shtyhet marrëveshje për energjetikën, nëse nuk përfshihet sistemi hidroenergjetik i Gazivodës, për të cilin, natyrisht duhet të bisedohet në kuadër të temës për furnizim me ujë”, shkruan “Danas”.

Beogradi, sipas “Danas”, ka pranuar që sistemi i transmisionit të energjisë në Kosovë të jetë në kuadër të KEK-ut.

“Nga takimi i ri i dy kryeministrave me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton, pritet që të sqarohen edhe ngecjet në lidhje me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit”, shkruan “Danas”.

Ndryshe, sot kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, do të takohen në Bruksel për raundin e 15 të bisedimeve. Sot pritet që të përmbyllet çështja e telekomunikacionit./InfoGlobi/

 

Provo po ashtu

Ramush Haradinaj

Konfirmohet koalicioni AAK-PSD, në Aleancë vetëm 2 abstenime gjatë votimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, ka konfirmuar se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.