terrorizmi, serbia, dw, armet

Serbia furnizon me armë xhihadistët

Gjurmët e Branko Stefanovic babait të ministrit aktual të Brendshëm Nebojsha Stefanovic

Problemi i eksportit të armëve serbe, të cilat përmes ndërmjetësuesve përfundojnë në duart e grupeve ekstremiste islamike në Jemen, është riaktualizuar pas shkrimeve të portalit “Arms Watch”. Mediat në Serbi, thekson DW, shkruajnë prej kohësh për këtë temë, duke nënvizuar se është rritur numri i blerësve të armëve serbe në Lindjen e Mesme dhe Europën Lindore.

Por kur dihet, se gjurmët e tregtisë me armë të çojnë edhe deri tek Branko Stefanovici, babai i ministrit aktual të Brendshëm, Nebojsha Stefanovic, atëherë është deri diku e vetëkuptueshme pse autoritetet serbe po përpiqen me të gjitha mjetet të fshehin gjurmët e këtyre bizneseve.

Zyrtarisht thuhet se Serbia shet armë vetëm në vendet që kanë leje ndërkombëtare për blerje dhe nuk janë nën sanksione, por ekspertët paralajmërojnë se këto armë po përfundojnë në duart e grupave të armatosura që shkelin seriozisht të drejtat e njeriut. Kjo tregti paraqet shkelje të rëndë të ligjeve ndërkombëtare.

Portali „Arms Watch“ ka bërë të ditur se pas publikimit të informacioneve për armët serbe, është shndërruar në objektiv të sulmeve të hakerëve nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.