Ballina / KOSOVA / Serbët e pafuqishëm ndaj bojkotit të afaristëve
veriu,kosova,serbet,ushqimi,bojkoti

Serbët e pafuqishëm ndaj bojkotit të afaristëve

Qytetarët të zhgënjyer me situatën e krijuar

Qendra e veriut të Mitrovicës dje ishte e zbrazët për shkak të bojkotimit të cilin e kanë shpallur shitoret dhe lokalet hoteliere, për shkak të, siç thonë, “taksave të cilat para tetë muajve i ka vendosur qeveria e Kosovës për prodhimet serbe”.

Qytetarët me të cilët ka biseduar media serbe N1 kishin thënë se janë të zhgënjyer me situatën e krijuar.

“Dje kam blerë tri bukë. Deri kur do të zgjas, do të shohim. Ne jemi katër veta, shpresoj se do të zgjasë vetëm sot dhe nesër”.

“Kualitetin e mallrave të tyre nuk do të kisha marrë kurrë. Kurrë!”, flet një qytetar tjetër për mallrat që shiten në jug të Mitrovicës. “Thjesht, prodhimi ynë është prodhimi ynë. Për shembull, një miku i ishte sëmurë fëmija natën, nuk ka mundur të blejë brufen për fëmijën”.

“Jemi të detyruar, çfarë të bëjmë. Nuk kemi zgjidhje, këtu jetojmë. Më dhimbsen fëmijët”.

Vendimi të niset bojkoti po arsyetohet me mungesë të prodhimeve serbe. Në Shoqatën e afaristëve të veriut shpresojnë në reagimet e Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Sa i përket pretendimit për krizën humanitare dhe mungesën e ushqimit në veri të Kosovës, në Prishtinë thonë se bëhet fjalë për provokimin artificial të saj. Menjëherë dje qeveria kosovar u përgjigj me hapjen e pikave mobile të shitjes së mallrave me shumicë, të cilat, populli serb, me gjithë ankesat, nuk po i blenë, gjë që tregon qartë se gjithë kjo është e orkestruar nga organet zyrtare.

Edhe pse mbyllja e shitoreve është paralajmëruar për të hënën dhe të martën, në shoqatën e afaristëve thonë se nuk dinë se sa do të zgjasë bojkoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.