Sepp Blatteri jep dorëheqje!

Cyrih. – Kryetari i Federatës botërore të futbollit (FIFA) Sepp Blatter ka dhënë dorëheqje dhe ka paralajmëruar zgjedhje të reja në organizatë.

Blatter në konferencën për shtyp në Cyrih ka thënë se “sa më parë” do t’i caktojë zgjedhjet për kryetarin e FIFA-s.

Zvicerani të premten ka fituar mandatin e pesët të njëpasnjëtë, duke marrë dyfish më shumë vota se kundërkandidati i vetëm, princi i jordanit Ali bin Al-Husein.

Vetëm disa ditë në prag të zgjedhjeve për kryetar të FIFA-s, policia zvicerane ka arrestuar gjashtë funksionarë të lartë të kësaj organizate për shkak të dyshimit për korrupsion.

Blatter ka refuzuar të marrë përgjegjësinë, duke theksuar se nuk mund të kontrollojë të gjithë në FIFA, kështu që ka refuzuar ftesat nga disa anë, para së gjithash të kryetarit të UEFA-s Michel Platini, që të jep dorëheqje.-InfoGlobi