Senatori amerikan Paul Rand është konfirmuar pozitiv me koronavirus

Rand Paul, senator nga Kentucky, është konfirmuar pozitiv me koronavirus, ka thënë zyra e tij të dielën.

Paul, 57 vjeçar, nuk ka shfaqur ndonjë simptomë por është testuar për shkak të udhëtimeve dhe ngjarjeve që ka mbajtur.

Ai ka mbyllur zyrën e tij 10 ditë më herët dhe ka punuar nga distanca kështu që “praktikisht askush nga stafi nuk ka pasur kontakte me senatorin Rand Paul”, ka thënë zyra e tij.

Paul është anëtari i pari i Senatit i cili ka rezultuar pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.