driton selmanaj

Selmanaj: Nëse nuk zgjedhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj , ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti i ardhshëm të vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Nuk përjashtohet mundësia që presidenti të vjen nga PDK’ja”, është shprehur Selmanaj.

Tutje, ai tha se kjo çështje nuk është duke u trajtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Në politikë janë të gjitha opsionet e mundshme, megjithatë LDK’ja nuk po e trajton këtë cështje aktualisht”, ka thënë Selmanaj.

“E nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin, do të shkojmë në zgjedhje”, shtoi Selmanaj.

Ditë më parë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është i interesuar të bëhet President i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.