Ballina / LIFESTYLE / Fun / Seksi nga prizmi i ngjyrave

Seksi nga prizmi i ngjyrave

Ngjyra e preferuar ka lidhje me sjelljen në shtrat me partnerin. Ja domethënia e tyre:

Ngjyra e kuqe: Njerëzit që e duan të kuqen janë shumë të zjarrtë në shtrat. Nxehen shpejt, por edhe falin shpejt. Ata e stimulojnë veten për të ardhur në qejf dhe e shijojnë seksin në forma të paimagjinueshme. Seksi për ta është aventurë dhe ata e shijojnë me gjëra të reja. Duan të eksperimentojnë dhe mund të përshkruhen si dashnorë të çmendur.

Ngjyra e verdhë: Energjia juaj është shumë e ndërlikuar, ndaj u përshtatet situatave dhe ndjenjave momentale. Në shumicën e rasteve, përgjigjen me pasivitet. Kurrë nuk kënaqen totalisht në seks, por dhe kurrë nuk duan të ikin nga nxitja e dikujt që e adhurojnë, edhe pse në prani të tij/saj ndiejnë kënaqësi.

Ngjyra e bardhë: E bardha simbolizon pastërtinë, sinqeritetin, ndershmërinë, mirësinë dhe paqen. Mirëpo, adhuruesit e ngjyrës së bardhë bëjnë dashuri në errësirë, nuk kanë vetëbesim të plotë dhe, në përgjithësi, janë të ngurtë dhe tradicionalë. Këta njerëz, nga natyra janë puritanë. Të bërit seks për ta është si një ëndërr e keqe.

Ngjyra e zezë: Duke pasur parasysh që ngjyra e zezë nuk lidhet me dëshirën seksuale, provoni të gjeni ngjyrën tjetër të adhuruar, në mënyrë që të zbërtheni se çfarë jeni në seks. E shihni seksin si shfryrje të inatit dhe maktheve. Jeni sadistë, egoistë dhe të pandjeshëm si natyrë. Seksologët kanë arritur në përfundimin se ata që përdhunojnë apo kryejnë dhunë seksuale pëlqejnë të zezën.

Ngjyra e kaltër: Adhuruesit e ngjyrës së kaltër janë partnerë të shkëlqyeshëm seksualë. U përkushtohen dëshirave dhe nevojave të palës tjetër, ndërkaq dashurinë e konsiderojnë si art dhe janë si natyrë zemërmëdhenj. Të dyja gjinitë e shijojnë seksin dhe bëjnë dashuri me mënyrën më të këndshme. Në martesë, një person që pëlqen blunë është i besueshëm dhe besnik.

Ngjyra e gjelbër: Adhuruesit e kësaj ngjyre veprojnë në mënyrë të freskët dhe të virgjër në qasjen e tyre ndaj seksit. Ata që pëlqejnë të gjelbrën janë persona të sjellshëm, të ndjeshëm dhe simpatikë në dashuri, por jo shumë të zjarrtë. Të parehatshëm, por gjithsesi tërheqës, janë besnikë dhe nuk mendojnë që mund të bëjnë dashuri me dikë tjetër, përveçse me atë që duan.

Ngjyra gri: Adhuruesit e kësaj ngjyre mund të përshkruhen si të pavendosur. Në seks nuk kënaqen edhe aq shumë dhe e përjetojnë si plotësim “detyre”. Ata janë të interesuar vetëm për kënaqësinë e tyre. Bëjnë seks vetëm për t’u martuar apo për të mbetur shtatzënë. Seksi për ta mund të përshkruhet “shpejt e shpejt dhe faleminderit e dashur”.

Ngjyra kafe: Adhuruesit e kësaj ngjyre janë për partnerët një “bekim” i vërtetë. Ndjenjat e tyre janë intensive, ata janë të ngrohtë, shumë emocionalë dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Janë romantikë, por edhe të turpshëm, ndaj nuk pëlqejnë të ekspozojnë flirtet e tyre mes miqsh apo të afërmish.

Rozë: Adhuruesit e kësaj ngjyre shpesh refuzojnë të piqen në shumë segmente, po ashtu edhe në seks. Femrat kanë tendencë për të ngacmuar, të premtojnë më shumë sesa japin. Në disa raste u imponohen me feminizmin e tyre edhe meshkujve. Ndërsa meshkujt që pëlqejnë rozën, janë tipa që lënë tre takime dashurie brenda një dite dhe nuk mbajnë një të dashur.

Lila: Adhuruesit e kësaj ngjyre shpesh vetveten e konsiderojnë tepër të sofistikuar për rrokullisje nëpër shtrat. Femrat urrejnë që flokët e tyre të shprishen, ndërsa për meshkujt e kësaj ngjyre seksi lidhet me qasje afariste. Të dy gjinitë, adhurues të ngjyrës vjollce, më tepër shqetësohen për kënaqësinë e vet se sa për kënaqësitë e partnerit.

Ngjyra portokalli: Janë plot me imagjinatë dhe avancojnë për nga numri i imagjinatave seksuale që kanë. Natyra e tyre është të shtiren, të lëshojnë pasthirrma edhe kot. Ata kurrë nuk e pranojnë se nuk kanë bërë një marrëdhënie seksuale të mirë, por besojnë kot edhe vetë se janë të kënaqur.

Provo po ashtu

Bredhi i Krishtlindjeve prej arkave të drurit

Ky bredh i Krishtlindjeve shënoi rekord botëror

Një pemë Krishtlindjeje rreth 18 metra e lartë e kompozuar nga pirgje me arka druri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.