Ballina / LIFESTYLE / Sekretet e gjuhës së trupit: Ti thua më shumë se sa që mendon
In Fabric
gjuha e trupit

Sekretet e gjuhës së trupit: Ti thua më shumë se sa që mendon

Zbulohen sekretet e leximit të disa gjesteve më të zakonshme të cilat keqkuptohen më së shpeshti

Janë disa ‘shenja’ të cilat gati të gjithë i keqkuptojnë, sipas ekspertit për gjuhë të trupit Janine Driver, autorja e librit ‘ti thua më shumë se sa që mendon’.

P.sh. shumica e njerëzve mendojnë që kur një djalë kruan hundën, është shenjë që ai po gënjen. Mirëpo, tani del që gjestet kanë një kuptim tjetër .

Driver ka analizuar disa nga gjestet më të zakonshme të cilat keqkuptohen më së shpeshti dhe ka zbuluar sekretet rreth leximit të tyre.

Lëvizja: Ai kryqëzon duart kur ju flisni.
Mendimi i njerëzve: Ai nuk është i interesuar.
Në të vërtetë do të thotë: ai është person që zgjedh problemet. Kryqëzimi i duarve përgjatë trupit do të thotë që kërkon të aktivizohen të dyja anët e trurit, kështu që ky gjest jep sinjal që duhet të mendoni më me analizë gjërat. Nëse ai bënë këtë gjest atëherë ka shumë gjasa që është duke ju dëgjuar me shumë vëmendje. Në fakt, një studim ka zbuluar që në kohën kur personat kryqëzojnë duart atëherë ata qëndrojnë në temë rreth 30% më gjatë.

Lëvizja: Prek hundën
Mendimi i njerëzve: Po gënjen
Në të vërtetë do të thotë: se ai ndjehet në stres. Kështu që kushtoj më shumë vëmendje se çfarë është duke thënë. Nëse është duke ju treguar për grindjet që ka pasur me shokun e tij më të mirë ose rreh një takimi të radhës në punë dhe gjatë kësaj kohe bënë sjellje shumë mospërfillëse dhe prek majën e hundës, atëherë kjo tregon se ai është duke u ndjerë i shqetësuar ose i tronditur.

Lëvizja: Vendos gishtin e madh të dorës nën mjekër dhe gishtin tregues në buzë
Mendimi i njerëzve: Po mendon
Në të vërtetë do të thotë: që ai nuk është duke menduar. Kur ai vendosë gishtin në pjesën në mesë hundës dhe buzëve në të vërtetë ai është duke menduar “Nuk janë në rrjedha se çfarë je duke thënë, por thjesht po e mbaj gojën mbyllur”. Kështu që nëse vëreni që ai po e mban gishtin në zonën e mustaqeve atëherë ka shumë gjasa që ai nuk pajtohet me atë që jeni duke thënë, mirëpo nuk do të flasë asgjë në lidhje me atë./Info Globi/

Check Also

Cilat janë vendet më të mira për t’i rritur fëmijët

Që nga ndërrimi i pelenave tek fshirja e lotëve për të paguar faturat e majme, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *