Ballina / BOTA / Sekretari britanik për Brexit, David David jep dorëheqje
Sekretari britanik për Brexit, David Davis

Sekretari britanik për Brexit, David David jep dorëheqje

Sekretari britanik për Brexit, David Davis, ka dhënë dorëheqje nga Qeveria Britanike.

Largimi i tij vjen disa ditë pasi kryeministrja e këtij vendi, Theresa May ka siguruar mbështetjen e kabinetit qeveritar për planin rreth Brexitit, pavarësisht pretendimeve nga kritikët e saj se i njëjti ishte i “butë”.

Davis ishte emëruar në këtë pozitë më 2016 dhe ka qenë përgjegjës për zhvillimin e negociatave rreth largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Davis i ka thënë kryeministres May, se “trendi aktual i politikës” është duke bërë “çdo herë e më pak të dukshme” idenë se Britania do të largohet nga bashkimi doganor dhe tregu i vetëm.

Ai ka thënë se nuk beson që qasja negociuese e qeverisë “nuk do të krijojë mundësinë e nisjes së kërkesave të reja për koncesione” nga Brukseli.

“Drejtimi i përgjithshëm i politikave do të na dërgojë neve në një pozicion të pafuqishëm dhe ka mundësi që mund të jetë edhe i pashmangshëm”, është shprehur ai.

Në përgjigjen drejtuar Davis, kryeministrja britanike ka thënë se “nuk pajtohet me përshkrimin që ai i ka bërë politikës për të cilën janë pajtuar paraprakisht në Kabinet të premten”.

Ajo ka thënë të ketë ndjerë keqardhje për largimin e Davis, mirëpo e ka falënderuar atë për “gjithçka që ka bërë në formësimin e largimit tonë nga BE-ja”.

@Fluidi

Provo po ashtu

gulenistet e ekstraduar nga azerbejxhani e ukraina

Ekstradohen edhe dy gylenistë në Turqi

Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) solli në Turqi dy pjesëtarë të lartë të organizatës FETO, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.