Dardan Sejdiu, Vetëvendosje
Dardan Sejdiu, Vetëvendosje

Sejdiu: Nuk do të japë dorëheqje nga pozita e deputetit

Dardan Sejdiu, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës thotë se raportimet që të japë dorëheqje nga pozita e deputetit janë të pasakta.

“Jo, nuk është e vërtetë, nuk do të jap dorëheqje. Lajmi që do të jap dorëheqje nga pozita e deputetit është i pasaktë”, ka thënë Sejdiu për mediat vendore.

Kohë më parë Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Vetëvendosje, ku ai prej vitesh ishte nënkryetar i partisë.

“Veprimin tim politik do ta vazhdoj si deputet edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në përputhje me bindjet e mia”, kishte shkruar Sejdiu në letrën e dorëzuar me rastin e dorëheqjes.

Nga momenti i dorëheqjes së tij nga funksionet brenda VV-së, ka pasur spekulime të shumta se ai mund të jepë dorëheqje nga posti i deputetit me qëllimmqë të kthehet në Komunën e Prishtinë, ku prej kohësh ishte dora e djathtë e të parit të kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmetit. /infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.