fbpx

Sefaj jep dorëheqjen pas raportimit për gylenistët te Haradinaj

Aleanca Kosova e Re, përmes një njoftimi për media thotë se Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme që vjen nga radhët e AKR-së, Flamur Sefaj i është përgjigjur Kryeministrit të Kosovës në kërkesën për lirimin e detyrës, që i është drejtuar para disa ditësh dhe i ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e Ministrit.

Në letrën e dorëheqjes, sipas AKR’së, ministri Sefaj e ka informuar kryeministrin e Kosovës në detaje lidhur me procesin e deportimit të shtetasve turq dhe përfshirjen e tij në zbatim të ligjit në atë proces.

“Për hir të opinionit bëjmë me dije se Ministri Sefaj nuk ka qenë faktor vendimmarrës dhe vetëm ka zbatuar ligjin përkitazi me kërkesën së AKI-së, institucion ky i cili sipas Kushtetutës ka vlerësuar se personat e lartcekur përbëjnë rrezik për sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës. Sa i përket informimit të Kryeministrit për këtë proces, AKI obligohet me ligj që t’i raportojë në të njëjtën kohë Kryeministrit, prandaj duhet të sqarohet nëse kjo ka ndodhur apo jo”, thuhet në njoftim.

AKR, thotë se Ministri Sefaj nuk ka qenë fare në dijeni se çka përfaqësojnë ata persona, por vetëm ka zbatuar ligjin i cili aktivizohet në rastet kur AKI vlerëson se po cenohet siguria shtetërore e Kosovës.

AKR thekson se vlerëson jashtëzakonisht lartë punën dhe angazhimin e Sefaj në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Ministri Sefaj, në vazhdimësi ishte i vendosur në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës së vendit, sikur në rastin e ndalimit të Marko Gjuriq, i cili hyri jashtëligjshëm në territorin e Kosovës si dhe shume detyra tjera, ne mënyre institucionale e dinjitoze me përgjegjësi e respekt ndaj shtetit, ne rend te pare”, kanë thënë ndër tjerash.

Kryeministri Haradinaj ditë më parë i liroi nga detyra, ministrin e MPB’së Flamur Sefajn dhe atë të AKI’së, Driton Gashin. Për dallim nga Sefaj që tashmë ka pranuar lirimin nga detyra, një gjë të tillë nuk e ka bërë Driton Gashi.

Raportohet se për shkarkimin e këtij të fundit, Thaçi nuk po lejon që të largojnë nga detyra duke mos e dhënë nënshkrimin e tij.

Gjashtë shtetasit turq u arrestuan të enjten nga Policia e Kosovës dhe u deportuan për në Turqi, te Erdogani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.