Ballina / SPORT / Seedorf, në vend të De Biasit?
In Fabric

Seedorf, në vend të De Biasit?

Pak ditë kanë mbetur, për të mos thënë orë, nga zyrtarizimi i trajnerit të ri të përfaqësueses së Shqipërisë.

Top Channel ka mësuar se takimet, mesa duket janë mbyllur ditën e martë me Luigi De Canion, si një prej disa emrave që presidenti Duka ka takuar dhe intervistuar që nga momenti kur është larguar Gianni De Biasi.

Trajneri i Udinezes është një ndër ata trajnerë të grupit të eksperiencës, duke qenë se ka drejtuar një sërë klubesh në Itali dhe jo vetëm, mes tyre Napoli, Genoa, Catania, Reggina, Siena, Queens Park Rangers, e të tjerë.

Ndërkohë, i preferuari i presidentit të FSHF-së mbetet Clarence Seedorf, ish-lojtari dhe trajneri i Milanit, i cili ka lënë një përshtypje shumë të mirë në grupin e intervistuesve. Përveç kësaj është më pak i interesuar për paratë, duke qenë se i ofrohet një skuadër përfaqësuese për herë të parë, e kjo është një sfidë mbi financat, sidomos për një ish-futbollist, që paralelisht është edhe biznesmen.

Megjithatë, Seedorf është pjesë e trajnerëve pa eksperiencë, por një futbollist me shumë përvojë dhe me një CV të pasur, me dy fakultete, njëri prej tyre edhe “Bocconi” i famshëm i Milanos. Diçka më prapa dy emrave të parë, por brenda pretendentëve, mbetet Christian Panucci, i cili gjithashtu njihet për eksperiencën e tij tepër të vyer si futbollist dhe si një emër i madh në fushat e blerta më shumë sesa si trajner, pavarësisht se ka qenë zëvendësi i Capellos te Rusia, e më pas në kampionatin italian ka drejtuar Livornon dhe Ternanën.

Me shumë mundësi, trajneri do të jetë njëri prej këtyre emrave, duke qenë se të 3 kandidaturat kanë pranuar edhe shifrën e ofruar nga FSHF-ja, për rreth 350 mijë euro në vit, për një kontratë dy vite e gjysmë, pra deri në përfundim të kualifikueseve të Europianit 2020.

Tani që janë plotësuar të gjitha kushtet nga disa prej alternativave kryesore, mbetet në dorën e presidentit dhe stafit të tij, për të vendosur mes eksperiencës, apo emrit të madh.

Check Also

Prishtina synon të jetë befasi në Ligën e Evropës

Klubi i futbollit Prishtina, të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *