Ballina / KOSOVA / Seancë e jashtëzakonshme për gjendjen në Telekom dhe Postë
kuvendi, fsk. projektligji

Seancë e jashtëzakonshme për gjendjen në Telekom dhe Postë

Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

R e n d i  i  d i t ë s

Gjendja në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës nr.06-R-013, dt. 12.07.2018 lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës.

Në mars të këtij viti kryetari i Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala , Visar Ymeri, ka vlerësuar se një prej çështjeve me rëndësi për trajtim janë kontratat e dëmshme.

Ai ka shtuar se një hulumtim i detajuar duhet të bëhet edhe për ndikimet politike dhe punësimet në PTK.

Ymeri bëri me dije se hulumtimi i këtij komisioni për këtë ndërmarrje publike duhet të nisë prej vitit 2009.

Deputetja Albulena Haxhiu po konsideron se ky komision do të duhet që si fushëveprimtari ta këtë trajtimin e kontratave të dëmshme që PTK-ja i ka bërë me institucione të ndryshme, punësimet e fundit dhe ngecjet në zbatimin e kodit 383.

Ajo ka thënë se edhe pak i duhet Postës që të rrëzohet për tokë.

Në ndërkohë, Milaim Zeka, iniciatori i këtij trupi parlamentar, kërkoi që të hetohen shpenzimet e menaxhmenteve duke filluar prej vitit 2008-2009.

@Fluidi

Provo po ashtu

aleksander vuciq

Vuçiç: Sot do të nënshkruaja për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, gjatë konferencës për shtyp me përfaqësuesit serb të Kosovës, ka deklaruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.