fbpx

Seanca statusore ndaj Thaçit e të tjerëve në mes të dhjetorit

Ka përfunduar seanca statusore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Mesi i dhjetorit është caktuar si kohë për seancën e ardhshme statusore në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Avokati mbrojtës i Veselit, Ben Emmerson, ka paralajmëruar se deri në atë kohë mund të mbahet një seancë ku do të shqyrtohej kërkesa e avokatëve për lirim me kusht të klientëve të tyre.

Avokati i Thaçit paralajmëron kërkesën për lirim me kusht

David Hooper, avokat mbrojtës i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se së shpejti ekipi i tij do të aplikojë për lirim me kusht të klientit.

Ai ka thënë se ka pranuar urdhërarrestin e lëshuar nga Specialja ndaj Thaçit, por sipas tij, aty ka pasur redaktime, andaj ka kërkuar që t’i dorëzohen argumentet e përdorura në urdhërarrestin ndaj Thaçit.

Gjatë deklarimeve të avokatëve mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së është ndërprerë transmetimi i seancës nga uebfaqja zyrtare e Speciales.

Zyra e Prokurorit të Speciales kërkon që gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve të nisë në verën e vitit 2021.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se nuk ka arsye pse gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të mos nisë në verën e vitit 2021.

Në anën tjetër, mbrojtja ka thënë se propozimi që seanca të nis vitin e ardhshëm në qershor është absurd. Avokati i Veselit ka thënë se kjo mund të ndodhë vetëm një vit më pas e jo më 2021.

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar që të ketë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e rastit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën statusore për Thaçin e të tjerët, Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë rast janë 153 dëshmitarë të përfshirë.

/infoglobi

LEXO EDHE:

Sot seanca statusore ndaj Thaçit e të tjerëve

Selimi deklarohet i pafajshëm

Përfundon seanca në Hagë, Veseli vetëdeklarohet i pafajshëm

Thaçi hedh poshtë të gjitha akuzat

Krasniqi: Me SHBA, BE, NATO e OKB ishim e jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare

Gjykata Speciale e Hagës, Jakup Krasniqi paraqitet në sallë

Krasniqi e Thaçi sot shfaqen para gjygjtarit në Hagë

Teksti i aktakuzës kundër Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit (dokument)

Harta më poshtë shpalon lokacionet e varrezave masive ku besohet se u fshehën trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga forcat e Serbisë të drejtuara nga Sllobodan Millosheviqi gjatë luftës 1998-1999. Shumica e krimeve të kryera nga këto forca kanë kaluar të pandëshkuara.

@infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.