Kuvendi_official

Seanca për shkarkimin e Qeverisë Kurti; Direkt dhe minut pas minuti

Seanca e Kuvendit për shkarkimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti i Vetëvendosjes po mbahet në bazë të kërkesës së 44 deputetëve të LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMË-së. Fillimisht mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë e ka kërkuar LDK-ja që është partnere e koalicionit qeverisës VV-LDK.

Në tri fjali, LDK, përkatësisht lideri i saj Isa Mustafa, kishte kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit, pa u konsultuar me partnerin e saj bashkëqeverisës Vetëvendosjen, përkatësisht Albin Kurtin.  Pas kësaj Qeveria vendosi kundër shpalljes së jashtëzakonshme, me çka nuk u pajtua Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu (LDK). Pak pas prononcimit pro gjendjes së jashtëzakonshme në media, Kurti shkarkoi Ministrin Veliu , gjë që solli si kundërreagim kërkesën e LDK-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Dy ishin kërkesat e LDK-së që mocioni të mos ndodhë. Kthimi i Veliut në postin ministror dhe heqja e taksës ndaj produkteve të Serbisë e vendosur parvjet në nëntor nga Qeveria e drejtuar nga lideri i AAK-së , Ramush Haradinaj.

Kurti nuk e ktheu Veliu në postin ministror por ka marr vendimin për heqjen e taksës me rec iprocitet, sepse siç ka thë ai ,heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit është pjesë e marrëveshjes së koalicionit bashkëqeverisës. Mustafa nuk e ka mohuar këte, por ka theksuar se taksa duhet të hiqet pa reciprocitet sepse një gjë të tillë po e kërkojnë SHBA-të.

Prej ditësh qytetarët po protestojnë nga ballkonet me zhurma tenxheresh e mjeteve tjera duke kundërshtuar futjen e vendit në krizë politike. Shumë nga ta nuk pajtohen që në këte moment të pandemisë, të ndodhë ndryshimi i pushtetit.

Bota ka mesazhe të ndara në raport me këtë çështje.

SEANCA

11:00 Qytetarët po protestojnë nga dritaret kurse deputetët dhe kori diplomatik janë duke u futur brenda Kuvendit. Disa me maska e dorëza.

11:40 Stafi i Kryeparlamentares Vjosa Osmani konfirmon për media se para pak çastesh Osmani dhe ambasadori amerikan Phillip Kosnett janë takur. Nuk dihet për çka u bisedua.

11:45 Me 106 deputetë në sallë, ka filluar seanca në Kuvendin e Kosovës me 1 minutë heshtje për vdekjen e Leze Qenës.

ARBEN GASHI, LDK

11:48 Në kohën kur rrezikohet shëndeti i njerëzve Kryeministri dhe Presidenti kanë filluar ta luftojnë njëri tjetrin, thotë Arben Gashi (LDK).

“Në situatën që ndodhemi, ftoj deputetët që përmes votës së mosbesimit të rrëzojnë këtë Qeveri. Na duhet një Qeveri e re për kohë të pacaktuar që do të adresonte sfidat imediate”, ka thënë Gashi.

REXHEP SELIMI, VETËVENDOSJE

11:53  Kosova po përballet me koronavirusin dhe në vend që të kemi aleatë oponentët për ta luftuar ate, oponentët po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë, tha kryesuesi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ju mund ta shtyeni një projekt me Vuçiqin (Presidentin e Serbisë v.j) por ne nuk do të mposhtemi kurrë, shtoi Selimi. Nuk qëndron pohimi i sponsorisuesit se prapa kësaj është beteja për protagonizëm mes Kryeministrit dhe Presidentit. Kryeministri është i rreshtuar nga interesat e qytetarëve.

“Nuk është e vërtetë se mocioni është thirrur për kthimin e ministrit të shkarkuar e as për taksën. Seanca u thirr përtej  jush për të shkuar drejt një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë. Ne pranojmë të tradhëtohemi. Më mirë të tradhëtohemi sesa të tradhëtojmë, tha Selimi i cili në përmbyllje deklaroi “Shihemi në përballjet e tjera”.

MEMLI KRASNIQI, PDK

12:00 Qeveria në mënyrë klandestine mbajti mbledhje për të shkarkuar Veliun…Qeveria po rrezikon sigurine energjetike dhe ka humbur fondet amerikane të MCC-së… Në kulmin e izolimit dhe të bllokimit të qytetarëve qeveria krijoi krizë të re , krizë për hesape personale, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Nuk ka faj opozita për gjendjen, po koalicioni bashkëqeverisës, i cili po e shkarkon vetëvetën për ti ikur marrjes së përgjegjësive…PDK do të votojë pro mocionit, ka deklaruar Krasniqi i cili këte qeveri e cilësoi si qeverinë më të pashkathtë në historinë e demokracisë së Kosovës.

DAUT HARADINAJ, AAK

12:06 Që nga fillimi ne e kemi konsideru se kjo qeveri nuk do të ketë jetë të gjatë dhe shpresoj se sot deputetët do të votojnë për largimin e saj, deklaroi Daut Haradinaj (AAK).

Kjo qeveri e vetërrëzoi vetëvetën, dhe kjo më ngjetë në diçka të planifikuar, tha Haradinaj. Sipas tij “Sot u bënë 50 ditë dhe kjo Qeveri po shkon”, shtoi ai dhe numëroi veprimet me të cilat AAK nuk është pajtuar.

“Kemi vetërrëzim të planifikuar të kësaj qeverie”, tha Haradinaj në fjalën e vet.

Kosova nuk do të mbetet pa Qeveri. Nuk ka nevojë askush me u shqetësu. Kjo qeveri do të kryejë detyrat derisa të vije tjetra, tha mes tjerash Haradinaj.

IGOR SIMIQ, LISTA SERBE

12:13 Kjo qeveri nuk ka treguar kurrëfarë respekti kundër popullin serb…Ne do të votojmë kundër kësaj Qeverie, tha Simiq.

HAXHI SHALA, NISMA

12: 15  Kosova ballafaqohet me duuy viruse, me virusin e shpresës dhe koronavirusin. Virusi i shpresës nga sot shkon e kjo Qeveri do të mbahet si Qeveria më jetëshkurtër, tha Shala dhe shtoi se NISMA do të votojë kundër Qeverisë.

6 PLUS

Edhe ne do të votojmë kundër kësaj Qeverie.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR

12:20 Kryeministri tha se është i kënaqur me punën e Kabinetit edhepse ky kabinet qeveritar tek sot ka hyrë në ditë e 50 të funksionimit. Ai theksoi se kjo qeveri nuk i ka pasur 100 ditë të dëshmojë vetëvetën .

“Nuk i kemi pasur as 100 orë”, tha ai, dhe i bëri një përmbledhje vendimeve që ka marr kjo Qeveri.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se motori i rrëzimit të qeverisë së tij është presidenti, Hashim Thaçi, pasi siç tha ka një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial me Serbinë. Shefi i ekzekutivit u shpreh se ky mocion mosbesimi po e len popullin pa qeveri në momentin më delikat të luftimit ndaj pandemisë Covid 19.

(E plotësuar) I pari i qeverisë duke folur për këta dy muaj të qeverisjes së tij në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për rrëzimin e tij prej pushteti, tha se janë bërë punë të mëdha. Derisa theksoi se qeveria e tij ka mbështetjen e popullit.

“Për bindjen time të fuqishme motori i këtij nxitimi për të shkarkuar këtë qeveri nuk ka të bëj fare me minist rin. Nuk ka të bëj as me tërheqjen e trupave nga ShBA-të. Por ka të bëj asgjë më pak se me një marrëveshje të gatshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është në prapavijë motori që e shkakton rrëzimin e qeverisë. Ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë. Pazari presidencial me këtë qeveri ku udhëheq unë nuk bëhet. Provoj të shpall ai gjendjen e jashtëzakonshme, nuk e bëri. Shkoj në shtëpi të bardhë me bë marrëveshje, pse nuk bëri. Me mua kryeministër me këtë qeveri nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme, pa u kriju gjendja e jashtëzakonshme. Nuk ka marrëveshje as në Shtëpi të Bardhë, as të gjelbërit, as të kuqe për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj motori në prapavijë i krejt kësaj pune është që largohem unë dhe të hapet rruga për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Unë jam më i bindur se kurrë se marrëveshje të gatshme ka. Këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takimin që kishim”, tha ai.

Kurti në këtë seancë tha se primare për të është parandalimi i virusit Covid 19.

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri, e aq më pak vetja. Mua më dhimbsen njerëzit dhe qytetarët, populli se çka po i bëhet me këtë mocion mosbesimi. Së pari ky mocion mosbesimi synon të lej popullin pa qeverinë e tij. Pa qeverinë e tij që e ka votuar. Së dyti po e len qeverinë pa një qeveri reformatore e cila padyshim se lufton korrupsionin. Dhe zotimin për punësim për gratë dhe rininë që e ka seriozisht si askush tjetër. Dhe së treti po dëshironi të leni popullin pa këtë qeveri mu në mes të përhapjes së koronavirusin në javën më të rëndësishme në një menaxhim tonin i cili është shembull, jo për vendin e rajonit…populli e din që unë nuk e kam mbështetjen e juaj si deputet të PAN-it, populli e din që edhe prej disa deputetëve të LDK-së se kam mbështetjen. Por ju të gjithë e dini se kjo qeveri e ka mbështetjen e qytetarë të cilët janë në një gjendje të rëndë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tregoi në detaje gjitha veprimet që i ka bërë për të parandaluar këtë virus.

“Kemi bërë ndalimin e hyrje daljeve në disa komuna, kemi mbyllur kufijtë, aeroportin. Kemi themeluar komisionin e posaçëm për parandalimin e koronavirusit. Me mua si kryeministrit si udhëheqës shtatë ministria dhe 12 ekspert të fushës. Këtij komisioni i shtohen edhe shtatë anëtarë të tjerë. Kemi bërë shpërndarjen e materialeve të domosdoshme në të gjitha komunat. Përgatitjet për izolim, komunikim me mediat dhe publikun. Kemi shpall emergjencën për shëndetin publike, kemi ndaluar fluturimet në vendin tonë, por jo për nënshtetasit tonë. Dhe qendrën e konvikteve e kemi bë rë hapësirë karantine”, tha ai.

Kurti foli edhe për largimin e tarifës, ku tha se kjo nuk duhet të jetë një arsye për rrëzimin e tij, pasi me 1 prill përmes një vendimi të qeverisë do të largohet tërësisht.

“Kemi hequr tarifën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina. Deri më 1 prill 2020. Kemi thënë se qeverinë në tërësi të nxjerr vendimin për heqje në tërësi tarifën dhe vendosjen e reciprocitetit. Ashtu siç jemi zotuar në fushatë dhe në si e kemi pasur në marrëveshjen e koalicionit qeverisë dhe në programin tonë”, tha ai.

Fjalimi i plotë i kryeministrit do të publikohet pas pak.

Fjalimi i plotë i Kryeministrit Albin Kurti në seancën e kërkuar nga LDK dhe e mbështetur nga partitë tjera, për rrëzimin e Qeverisë në kohën kur Kosova ballafaqohet me pandemi koronavirusi, 25 Mars 2020

Posted by InfoGlobi on Wednesday, March 25, 2020

REPLIKAT

GASHI / KURTI/ HARADINAJ/ KURTI

12:47 – Ky parlament ju ka zgjedh, por ky Parlament edhe ju shkarkon… këtu është kuvend dhe sa të ketë Kuvend e parlamentarizëm nuk mund të shkohet me teka personale, tha Arben Gashi që i replikoi Kurtit. Kurti në përgjigjen e tij Gashit, tha se “e din që Kuvendi mund ta shkarkojë’.

“Mua nuk më dhimbset vetja, as kjo karrige. Integriteti im nuk buron ga kjo karrige. Më dhimbsen qytetarët” tha Kurti.

12:49: Qeveria e Kosovës për këto ditë ka bërë punë të mirë. Unë e kam ditur se mund të shkarkohemi. Unë sot jam i lumtur që nuk /shtë shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Për mua është më me rëndësi që gjendja e jashtëzakonshme nuk ështè shpallur që në vend të presidentit të keni mbret, tha Kurti.

12:51 “Personalisht i kam thënë Kryeministrit se taksën ke me e heqë, por nuk je duke negocuar me ate kend duhet, pra me SHBA-të. Ja twitti i fundit i Kurtit ku thotë se “taksa do të hiqet’ . Ju e keni hjek taksën, por nuk keni vendosur reciprocitetin. Sot s’ke as taksë as reciprocitet, e nuk ke as mbështetje të aleatit kryesor të Kosovës, ate të SHBA-ve, tha Haradinaj.

12:53  Z. Haradinaj ju po e kuptoni, këtu nuk po hiqet tarifa, por po hiqet kryeministri. Po më duket se ju ka mbetur meraku që ju ta hiqni tarifën e që ta merrni bajrakun, ashtu siç vepruat me demarkacionin, tha Kurti. Ky mocion sot nështë të hiqet kryeministri e jo tarifa, iu përgjigj Haradinajt Kurti.

“Ju jeni mësuar të vendosni një kusht, e pastaj ta merrni pozitën dhe ta lëshoni bajrakun. Demarkacioni, demarkacioni, demarkacioni. E morët postin e kryeministrit, dhe e lëshuat barjarkun. Kështu po doni të bëni edhe me taksën” i tha Kurti daut haradinajt.

MIMOZA KUSARI – LILA

12:56  Jemi i vetmi shtet në botë që jemi mbledhë mocion në kohën e pandemisë së koronavirusit. I vetmi shtet që nuk po tregojmë ndjeshmërinë ndaj rrethanave është ky Kuvend që kërkon rrëzimin e qeverisë në këto rrethana.

A e dini që kjo qeveri bashkë me ministrat e LDK-së ma ka dhënë ndjenjën e të shtetit. I ke pa bashkë ministrat me integritet të VV-së e të LDK-së. Bashkë .Por, në tri seancat e fundit të Kuvendit, ishin të dukshme marrëveshjet e fshehta mes LDK-së e PDK-së. Mos u fshehni, theksoi Mimoza Kusari .

Sot jemi me maska por personaliteti i secilit këtu është më i zhveshur se kurr. Mund të mbulohemi sa të duam. Sot në kohën e koronavirusit, ky Kuvend u mbledhë me e rrëzu Qeverinë, Qeverinë e cila është në krye të detyrës, tha Kusari Lila.

Kusari Lila foli për amerikanizmin.

Partitë nuk mund t’i gjeJmë dikund tjetër. Këta jemi, këtu jemi. Na tregoni qëndrimin për taksën. Pse nuk po deklaroheni sot cili është qëndrimi juaj për taksën.

Asnjëherë nuk keni mundur të shkurorëzoheni nga presidenti Hashim Thaçi. Po ju kërkoj falje nënave e baballarëve, që kanë thënë se “më rëndë e kemi këtë situatë se koronavirusin”, tha Kusari Lila dhe shtoi se ka qytetarë kaq të zemëruar sa ua dëshirojnë koronavirusin deputetë në këtë sallë.

POLEMIKA DAUT HARADINAJ E MIMOZA KUSARI LILA

13: 05  Unë nuk i kam vallëzuar Gadafave as nuk ia mësyej andej, i tha Daut Haradinaj deputetes Mimoza Kusari Lilajt dhe shtoi se “jam më patriot dhe kam me e mbrojtë këtë vend”.

11:08  “Daut kur të humbin argumentet, njerëzit biejnë në fyerje personale. Unë personalen me ty nuk dua të zbres në nivel debati. Por , ja një argument. Kur keni pas nevojë për votën time keni ardhë dhe më keni lutë sepse kishit nevojë për votën time.Jam po ajo që kisha vallëzuar apo jo? Porkjo nuk u bëri përshtypje sepse për pushtet ju nevojitej vota ime. Unë nuk paskam vallëzuar atëherë apo jo, ndryshe ti s’do ta kërkohe votën. Nëse do të dishë kush ka vallëzu po ua përkujtoj ishte zëvendës kryeministri i parë i Ramush Haradinajt i cili i priu valles”, ia ktheu Kusari Lila Daut Haradinajt.

Por ju keni standarde të dusfishta vartësish për çka keni interes kur u nevojitet marrja e pushtetit, tha mes tjerash ajo.

HARADINAJT I REPLIKOI EDHE KURTI

13:12 “Nuk dyshoj se familja haradinaj janë patriot. Por duhet të keni kujdes. Kështu nuk bën të edukohen as fëmijëty. Po i bjen që je patriot, ke luftuar dhe po duket se po dëshiron një lloj kompenzimi si shpërblim për këtë…me një shtëpi në Marigonë, me një biznes apo objekt të shndërruar në motel diku në autostradë…, i tha Kurti Daut Haradinajt dhe shtoi se as 1 për qind e luftarëve nuk është në Kuvend, as në televizor.

“Mercenarët janë ata që luftojnë me pagesë, e tash nëse sjanë paguar duan kompenzim…nuk bën kështu” tha Kurti dhe shtoi se “Kjo është e dëmshme dhe kështu nuk duhet të edukohen as fëmijët, sepse luftën, burgun e sakfrificën e kemi obligim kombëtar, e jo mjet për përfitime”.

FATMIR LIMAJ, NISMA

13:48 “Kosova tash e një muaj është në krizë qeveritare, por kjo krizë ka kulmujar në javën e fundit kur partneri i koalicionit bashkëqeverisës kërkoj t’i hiqet besimi Qeverisë dhe kryeministrit aktual”, deklaroi Limaj.

Nuk ka vend në botë ku qeveria e rrëzon vetëvehtën, në këto rrethana” tha Limaj. “Kosova nuk mbrohet nga një individ. Nëse se mbrojmë bashkë, do të dështojmë. Mos t’i lodhim qytetarët t’i japim epilog kësaj situate” shtoi Limaj.

HEKURAN MURATI , VV

13:55 Sot kur institucionet duhet të mbledhen për të krijuar pakon që ndihmojnë qytetarët e rrezikuar nga pandemia e koronavirusit, sot te ne Kuvendi mbledhet për ta rrëzuar qeverinë. Sot pra Kuvendi është mbledhur për ta rrëzuar qeverinë e jo për ta ndihmuar popullin. Arësyet janë dy, e para, të ecet tutje me marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve dhe së dyti për të rëzuar qeverinë sepse ajo nisi t’i jap fund hajnisë, tha Murati.

Javë e kaluar kemi ftuar Agjencinë për privatizim që të vijë të raportoj për shitjen e disa aseteve që janë bërë me negocim direkt dhe fshehurazi. AKP ku kryetari është i AAK-së i ka shitur rrugë të Emshirit një kompanie ndërtimore. Kryetari i Komisionit, që është nga NISMA ka kundërshtu mbledhjen e Komisionit me arësyetimin se nuk janë Kushtet, por të njejtit thanë ka kushte për seancën e sotme ku duan ta rrëzojnë qeverinë.

Murati përmendi edhe raste tjera të dyshimta të shitjes së aseteve publike.

PAN-in e lidhë hajnia. Ndoshta Veseli që duket konstruktiv e din se disa njerëz nuk i ka në kontroll.Ai është lideri i PDK-së por de fakto është numri dy aty.

Abuzimi më i madh i parasë publike ka qenë në dy vitet e fundit.

Deputeti i NISMES e tha vet se misioni i mocionit është me e mbyt virusin shpresë. Pra s’kam çka komentoj.

GLAUK KONJUFCA

14:15  Ku ishte LDK-ja kur Hashim Thaçi e shkarkoi ministren e saj Nekibe Kelmendi. Ajo atëbotë heshti dhe vazhdoi koalicionin me PDK-në, tha Konjufca.

LEXO SHKRIMIN QË VAJZA E NEKIBE KELMENDI UA DORËZOI DEPUTETËVE

Vajza e Nekibe Kelmendit i shkruan letër deputetëve

Kujt po i pengon lufta jonë kundër korrupsionit, ka pyetur Konjufca. Ne i kemi fituar zgjedhjet me këtë premtim për të sjellur drejtësinë në kuvend, për ta luftuar korrupsionin.

Nuk ka fuqi në botë botë që e cënon orientimin pro perëndimor të popullit tonë. Populli ma pro amerikan në botë e votoi Vetëvendosjen. Të përdoret termi anti amerikanizëm është e neveritshme. Lene Agim Veliun, folni për arësyen e vertetë, tha Konjufca.

Indikative është deklarata e Isa Mustafë se nuk ka asnjë pendim për cka ka punuar me Presidentin Thaçin, kur dihet se i njejti subjekt politik në fushatë ka garuar edhe me moton për rrëzimin e Hashim Thaçit, tha Konjufca.

ALBIN KURTI

14:27

Kryeministri Albin Kurti ka replikuar me deputeten e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e ndër tjera ka treguar edhe pse nuk e takoi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, para shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

“Kryeparlamentaren edhe Kryetarin e LDK-së i kam njoftuar për vendimin, por s’kam mundur me i thirr në takim. A e dini pse? Se nuk kam mundur me e ndrru vendimin. Është ofendim më e thirr dikë e mos me lënë hapësirë për debat”, ka thënë Kurti.

Kurti edhe një herë iu kthye debatit për shkarkimin e Veliut, për çka LDK-ja pak orë më vonë mori vendim që të iniciojë procedurën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, ku bën pjesë edhe vetë.

ROZETA HAJDARI

15:07 Po më vjen keq, por në shumicën e bordove shojë se anëtarë janë familjarë e partiakë të PDK-së, AAK-së, LDK-së, NISMA-së e të tjerëve. Po mundohemi që aty të vendosim profesionistë, tha Hajdari

HAXHI AVDYLI, LDK

“Mocioni është i nxituar dhe duhet të shtyhet. Para rrëzimit të qeverisë, para fatit personal të çdo politikani sot duhet të vendosim fatin e dy milionë qytetarëve, fatin e nënave dhe baballarëve tanë, të cilët në këto momente mund të jenë të infektuar, dhe mund të infektohen nga pandemia. Sot duhet të vendosim fatin e mijëra qytetarëve tanë, të cilët janë të papunë dhe do të rrinë pa paga në shtëpitë e tyre. Mendoj se nuk duhet që ky vend të bëjë salto mortale-politike që të rrëzojmë një Qeveri pjesë e së cilës është edhe LDK-ja me ministra të suksesshëm, të cilët kanë marrë masa shumë të suksesshme për menaxhimin e pandemisë. Mocioni duhet të shtyhet derisa të piqen kushtet demokratike e ato kushte demokratike janë edhe atëherë kur kemi mundësi për zgjedhje. Prandaj, unë sot votoj kundër mocionit dhe marrë përgjegjësinë personale dhe politike”, ka deklaruar Avdyli.

DRITON SELMANAJ

15:30

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, në foltore ka ngritur kritika të shumta kundër Vetëvendosjes, e në veçanti kryeministrit Albin Kurti.

“Ne kemi faj z.Kurti që të kemi bërë kryeministër”, i tha Kurtit Selmanaj.

Deputeti Selmanaj tha se “Konstantja është LDK-ja, ju të tjerat jeni variabla”.

ALBIN KURTI

15:40 “Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, tash po më njoftojnë se hard-disku nuk e paska regjistruar fare transkriptin. Pse po ndodh kjo? Kjo po ndodh se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur, ka ndryshuar Qeveria, por jo Prokuroria, Gjyqësori etj”, tha ai.

Më herët gjatë seancës, Kurti tha se më 17 mars pati tentim-puç, duke iu referuar iniciativës së presidentit Hashim Thaçi për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Sot jam i lumtur që nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, para një jave ka pasur tentim-puç në Kosovë. Do të dalin të gjitha transkriptet për këtë nga Këshilli i Sigurisë”, tha Kurti më herët.

ANTON QUNI, LDK

Gjatë fjalimit në seancën e jashtëzakonshme për votimin e mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë, Quni ka thënë se Kurti duhet të marrë parasysh ofertën e Mustafës dhe në këtë mënyrë të shpëtojë qeverinë nga rrëzimi.

“Albin, është një ofertë që duhesh mirë me e pasur në konsideratë, është një mundësi shumë e mirë, unë do e bëj të pamundurën nëse ju i rishikoni këto vendime, pasi të merret pauza prej një ore, unë me urgjencë do ta takoj kryetarin Isa Mustafa, me urgjencë do të bisedoj me gjithë deputetët që të tërheqin mocionin nëse ju e riktheni zotin Agim Veliu në detyrën e tij dhe nëse ju reflektoni në lidhje me taksën, e cila është kusht nga tërë komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Quni.

Ai i ka kujtuar Kurtit marrëveshjen mes partnerëve të koalicionit, ku ministrat do të mund të shkarkoheshin me konsultim paraprak me liderin e partisë.

“Tani ngrihen shumë teori, a mbet me qëllim që të krijohet me qëllim që ju të tërhiqeni, duke ia lënë ‘kilen’ LDK-së, sepse nuk e keni guximin të ballafaqoheni me tema të mëdha, ju i keni pa vështirësitë se si kryeministër duhet t’i menaxhoni q ë tani janë në mospërputhje me qëndrimet që kishit si kryetar i VV-së kur ishit ‘elektron i lirë’, kur je ne opozitë e ki komoditetin të deklarosh, të premtosh dëshirat që mund t’i plotësojë vetëm babadimri. Tani kur e keni prek realitetin, kuptohet se ju nuk jeni në gjendje të menaxhoni situata që janë të prekshme, me të cilat qytetarët do t’i gëzojnë benificionet”, tha Quni.

KUVENDI SHKON Në PAUZË NJË ORËSHE dhe është duke vazhduar sërish

Derisa seanca po vazhdon numri i rasteve me koronavirus në Kosovë është rritur për 9, duke e çuar totalin në 71 të infektuar.

LEXO:

Shkon në 71 numri i rasteve me koronavirus në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.