Kuvendi_official

Seanca e Kuvendit pritet të mbahet të mërkuren në orën 11

Pak pas publikimit të vendimit final të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit , Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar kërkesën për mbajtjen e seancës së Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë në të cilën pritet të votohet Qeveria Hoti.Ai ka thënë se seanca pritet të mbahet të mërkurën nga ora 11:00.

“Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re. Presim që të jenë 64-65 deputetë që do të votojnë qeverinë”, ka thënë  Gashi.

Qeveria e re pritet të drejtohet nga Ldk dhe partnerët e saj të koalicionit AAK, NISMA dhe LISTA Serbe. Qeverinë e re do ta votojë edhe AKR-ja, por ajo është deklaruar se nuk do të kërkojë poste për tu përfaqësuar në qeveri.

Sipas zyrtarëve të LDK-së marrëveshjen me Listën Serbe do ta publikojë kryeministri i ardhshëm.

Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti është rrëzuar me 25 mars falë nismës së partnerit të koalicionit bashkëqeverisës LDK-së. Pro rrëzimit të qeverisë kanë votuar, LDK, PDK, AAK, e opozitarët tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.