fbpx

Seanca e Kuvendit, minut pas minuti

13:20 – Info Globi do të vazhdojë të raportoj zhvillimet nga seanca në orën 15, atëherë kur pritet fillimi i saj.

13:05 – Seanca e Kuvendit vazhdon në orën 15. Nuk dihet sa deputetë janë arrestuar, por raportet e para shpalojnë se ‘pati arrestime’. Para objektit të Kuvendit ndodhen forca të mëdha policore. Numri i protestuesve është dukshëm më i vogël në krahasim me orët e paraditës.

13:00 – Nuk po na lejojnë të ushtrojmë detyrat tona të deputetit, ka komentuar pasi u largua nga salla e Kuvendit , Visar Ymeri, lideri i Vetëvendosjes.

12:52 – Nuk po më lejojnë të kryej punën time. Janë 10 mijë persona që më kanë votu. Kjo është turp. Eshtë ky fundi i demokracisë, thotë deputetja Aida Dërguti. “Unë jam në vendin e punës. Këta duhet të mirren me luftimin e krimit e të korrupcionit e jo me neve deputetët’, theksoi mes tjerash ajo .

12:50 – Të gjithë deputetët e opozitës janë nxjerr jashtë nga salla.

12:45 – Albulena Haxhiu, pasi u largua provoi të hy në sallë nga hyrja tjetër por policia e pengoi. Gjatë kësaj ngjarjeje ajo u lendua dhe tani është dërguar për ndihmë mjekësore.

12: 42 – Në sallë kanë ngelur Rexhep Selimi i cili po incizon me telefon pamjet, dhe dy deputete femra nga radhët e Vetëvendosjes.

Filloi  largimi me forcë i deputetëve të suspenduar nga seanca me vendimin e Kuvendit për shkak të sjelljes. U larguan Albin Kurti, Fisnik Ismaili, Mytaher Haskuka, e disa të tjerë. Rexhep Selimi i ka bindur disa deputetë të dalin vetë nga salla.

Me dhunë u largua deputeti Fisnik Ismaili.  “arësyeja është se gjoja na penguam seancën me veprimet tona’, deklaroi Fisnik Ismaili pasu u largua nga seanca.

11: 39 – “Pas përseritjes së veprimeve të njejta në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi, Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Daut Haradinaj, Besnik Bislimi, Albulena Haxhiu, Zafir Berisha, Pal Lekaj, dhe Shukrije Bytyqi, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare” ,njoftimi nga Kuvendi i Kosovës.

12: 35 – Filloi  largimi me dhunë i deputetëve të suspenduar nga seanca me vendimin e Kuvendit për shkak të sjelljes. Me dhunë u largua deputeti Fisnik Ismaili.  “arësyeja është se gjoja na penguam seancën me veprimet tona’.

12: 22- Seanca vazhdoi me prezentimin nga Kryeparlamentari të pikës ‘ndryshimi i ligjit për prokurim’. Sërish hedhet gaz. ‘Ky ligj përkatësisht pjesë të tij lidhen direkt me liberalizimin e regjimit të vizave’, tha kryetari i Komisionit parlamentar.

Veseli kërkoi votimin me pyetjen a keni mundësi të votoni.

Ky është Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-237 dhe me Ligjin nr.05/L-068.

Veseli , i cili po drejton seancën me maskë sërish kërkoi pauzë

12:20- “Asgjë nuk kanë gjetur” tha me pas deputeti Pal Leka.

12:19 – Policia nuk lejoi hyrjen në sallë të deputetit Pal lekaj. Besohet se policia po dyshon që ai ka gaz lotsjellës. Momentalisht ai po kontrollohet.

12:05 -Kuvendi i Kosovës ka suspenduar nëntë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje pas sjelljeve dhe veprimeve në Kuvend. Deputetët e suspenduar nga VV janë: Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visa Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli

Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visa Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.

11:55 – Ne jemi të vendosur mos të lejojmë ringjalljen e Zajednicës dhe demarkacionit. Kjo është në frymën e peticioni të nënshkruar nga mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës dhe nga qytetarët  në protestën e 9 janarit dhe ate të 17 shkurtit, ka deklaruar Albin Kurti gjatë pauzës së dytë.

Kurti akuzoi deputetët e pozitës se po ikin nga salla ‘si minjtë’.

“Pse nuk po qëndrojnë në sallë si ne”, pyeti Kurti.

Ish lideri i Vetëvendosjes ka kërkuar që të lirohet personi i arrestuar në orët e paraditës që e kishte gjuajtur me vezë ate. “Kërkoj nga policia që qytetari të lirohet dhe e ftoj ate ti bashkëngjitet protestës sonë kundër Zajednicës”. u shpreh Kurti.

11:52 – Salla u stërmbush me gazin lotsjellës. Sërish pauzë 5 minuta. Eshtë kjo pauza e dytë brenda një ore.

1:44- Besa Gaxherri; Seanca e sotme është shumë e rëndësishme, sidomos miratimi i Ligjit për prokurim që është kusht për liberalizimin e vizave. Të paktën sot opozita është dashur të lejoj mbajtjen normale të seancës.

11:40-  Deputetët po rikthehen në Kuvend. Nuk dihet a do të ketë prap gaz lotsjellës.

11: 30 – Kosova ka shkelur 23 nene të Kushtetutës me Marrëveshjen pë Asociacionin. Qytetarët e Kosovës nuk duan të qeverisen nga këta njerëz dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme. Thirrja e seancave në këtë mënyrë është provokim, ka thënë Fatmir Limaj lideri i Nismës.

Zgjidhja e situatës qëndron në zgjedhjet e parakohshme. Thirrja e këtillë e seancave po e thellon krizën. Duhet të ulemi e të caktojmë datën e zgjedhjeve, tha Limaj. Dy marrëveshjet kanë me vdekë, ka shtuar ai dhe ka potencuar se ‘këto institucione nuk kanë më kredibilitet e legjitimitet’

“A s’jeni lodhë ma” iu drejtua Limaj gazetarëve duke iu referuar ‘manipulimeve , rrenave dhe mashtrimeve nga pushtetarët’.

Deputetët ende ndodhen në pauzë.

11:27 – Para Kuvendit ende ka aktivistë opozitarë që po protestojnë, duke qëndruar në qetësi përballë forcave policore. Brenda Kuvendit janë deputetët, që ndodhen ende në pauzë.

11:15 – Besoj se është një vazhdimsi e sjelljeve primitive. Ne do të vazhdojmë punën dhe asnjë fuqi nuk do të mund të ndaloj punën e institucioneve. Këto veprime pavararësisht tyre dhe reagimeve që kanë ndodhur, do të tejkalohen. Do të kthehet normaliteti në Kuvend, deklaroi zëvendës Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci.

Ai theksoi se ‘zgjedhja e Presidentit do të bëhet para afatit zgjedhor’ e poashtu përsëriti se ‘zgjedhjet lokale dtë Kosovës do të mbahen në vitin 2017’, ndërkaq ato të përgjithshme të Kosovës do të mbahen në qershor të vitit 2018.

Thaci poashtu u sqarua. ‘Deklarata ime (për bisht nën shalë si qyqare v.j.) nuk ka pasur të bëj fare me qytetarët, po me tre liderët e partive opozitare’.

11:05- Deputetja e Vetëvendosje s Albulena Haxhiu tha se bllokada e punimeve të seancave parlamentare do të vazhdojë derisa të mos anulohen dy marrëveshjet arritur me Serbinë e me Malin e Zi.

10:58 – Kërkohet pauza prej 5 minutash.

10: 57 – Me 73 vota pro miratohet Deklarata

10: 55 – Veseli kërkon votimin, por nuk po shihet kush po voton për shkak të gazit lotësjellës që deputetët opozitar e hodhën në sallë

10:54- Kryeparlamentari Kadri Veseli hapi seancën me leximin e e Deklaratës që ka të bëj me kundërshtimin e dënimit të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga gjykata e Serbisë në Nish. (Lexo:

10: 52 – Visar Ymeri nga foltorja e Kuvendit, seanca e të cilit nuk ka filluar ende: “Ky është fundi i këtij regjimi. Populli ka vendosur’.

10:47 – Ylli Hoxha para objektit të Kuvendit shpjegon arësyet pse janë të pakënaqur qytetarët dhe ‘opozita e bashkuar’ me pushtetarët. Ai përmendi dy Marrëveshjet, ate për Asociacionin me Serbinë dhe Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi‘. Masa po kërkon burgosjen e Zëvendës kryeministrit aktual të Kosovës ‘Hashim Thacit’.

10:30 Përderisa para objektit të Kuvendit të Kosovës janë grumbulluar qytetarë e aktivistë të tri subjekteve opozitare, brenda objektit pritet fillimi i seancës plenare. Tensionet po ndjehen në ajër.

Brenda në Kuvend janë edhe deputetët e ‘opozitës së bashkuar’ të cilët kanë paralajmëruar se do të pengojnë mbajtjen e zgjedhjes së Hashim Thacit për President të vendit. Sipas rendit tSeanca e Kuvendit, minut pas minutit ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, zgjedhja e presidentit nuk është e planifkuar për sot.

Përreth Kuvendit ndodhen forca të mëdha policore të cilat po kujdesen për rendin.

Sulmohet me vezë Albin Kurti

ShBA-të ftojnë për ‘seancë pa dhunë’

Sot Kuvendi diskuton tema me rëndësi, sërish pa opozitën

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.