Ballina / KOSOVA / Së shpejti premiera e filmit “Farmer’s Blues” i Ibër Dearit

Së shpejti premiera e filmit “Farmer’s Blues” i Ibër Dearit

Filmi “Farmer’s Blues” i regjisorit Ibër Deari i cili i ka përfunduar xhirimet vitin e kaluar, sot ka publikuar trilerin e filmit, i cili premierën do ta ketë shumë shpejt nëpër festivale.

Filmi trajton mirëqenien e qytetarëve, mungesën e kushteve elementare për një jetesë të shëndetshme.

Traileri i filmit të ri “Farmer’s Blues” , këtu e keni vetëm disa pjese nga filmi që e kemi realizuar këtë vit, kemi punuar me shumë dashuri e pasion, kënaqësi me pas një ekip fantastike duke filluar nga aktorët e deri tek post production. Jemi të lumtur që filmin e përfunduam dhe tash vetëm ka filluar rrugën e tij drejt festivaleve të filmit… Cast – Afrim Muçaj, Enis Abazi, Mirsad Abazi, Sefedin ShabaniWritten and directed – Ibër DeariFilm Editor – Avdi ThachiDirector of Photography – Iber DeariColor Correctio – Fisnik HaliliSound by – Engjell Engjell Detox MamutiSound editing and mixing – Detox StudioArt Director – Ardian KadriuPost Production – LumièreExecutive Producer – Avdi ThaciProduced by i'FILMS

Posted by Ibër Deari on Tuesday, September 17, 2019

“Kemi punuar me shumë dashuri e pasion, kënaqësi me pas një ekip fantastike duke filluar nga aktorët e deri tek post-produksioni. Jemi të lumtur që filmin e përfunduam dhe tash vetëm ka filluar rrugën e tij drejt festivaleve të filmit…”, thotë për InfoGlobin regjisori i filmit, Ibër Deari.

E aktori Afrim Mucaj, thotë se ky film trajton mjerimin dhe gjendjen në të cilën jetojnë ende qytetarët, për çka detyrohen të bëjnë gjithçka për më të dashurit e tyre.

Në këtë film luajnë aktorët e njohur: Afrim Muçaj, Enis Abazi, Mirsad Abazi, Sefedin Shabani etj./InfoGlobi

Provo po ashtu

drejtesia , KGJK

BE kërkon pezullimin e procesit të përzgjedhjes së noterëve; Kundërshton Tahiri

BE kërkon pezullimin e procesit të përzgjedhjes së noterëve, por këte kërkesë të Bashkimit Evropian, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.