Ballina / KOSOVA / Së shpejti mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut
Hoxhaj, PDK, Zëvendëskryeministër

Së shpejti mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ftuar ministrat e Qeverisë së Kosovës që të propozojnë nëse kanë ndonjë çështje e cila mund të shtrihet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Hoxhaj ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se shumë shpejt mund të caktohet data për mbajtjen e kësaj mbledhjeje.

“Mbledhja është shtyrë deri tash për shkak të çështjeve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, si marrëveshja me Greqinë dhe NATO. Kemi 14 marrëveshje që pothuajse janë finalizuar janë edhe tre-katër që mund të finalizohen”, është shprehur Hoxhaj.

“Shumë shpejt pritet të caktohet data e mbajtjes së mbledhjes”.

“Nëse keni ndonjë pikë të veçantë ta propozoni, pasi duhet ta formalizojmë sepse nga ana e kolegëve në Shkup mund të finalizohen shumë shpejt” iu ka thënë Hoxha ministrave kosovarë.

@Fluidi

Provo po ashtu

merkel , haradinaj

Berlin: Më 6 qershor, kryeministrin Haradinaj e pret në takim Angela Merkel

I pari i qeverisë së Kosovës do të pritet në Berlin nga homologia gjermane. Një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.