Sculp’Fest shkrin barrierat

Edicioni i tretë I festivalit të skulpturës, Sculp’ice, fillon të shtunën.  Përgatitjet për festivalib kanë përfunduar, kubat e akullit janë krijuar me ngrirjen e ujit dhe po presin artistët mysafirë për të krijuar veprat arti.

Nga 15 deri më 17 shkurt, në Prizren do të qëndrojnë skulptorë që punojnë me akull. Njëri prej tyre është Jose Carlos Cabelle Millan, i cili vjen në Sculp’Fest pas një muaji punë në “Hotelin e Akullit” në Suedi. Skulptorja Elisabeth Kristensen vjen nga Norvegjia për të marrë pjesë në festival.

Artistët e tjerë që marrin pjesë në Sculp’Fest, si Benard Lekgegaj nga Shqipëria, Alban Bylykbashi dhe Mirëdita Sejdiaj nga Kosova dhe Tolga Yurtozveri nga Turqia, nuk kanë eksperiencë në punën me akull por janë pjesëmarrës për të marrë përvoja nga skulptorët skandinavë.

Një tjetër skulptor që do të jetë i pranishëm në Sculp’Ice është artisti serb Viktor Kiss, që paraqet dhe pjesëmarrësin e parë nga Serbia në këto tri vite të organizimit. Kiss pos punës kreative në akull do ta ketë një prezantim bashkë me skulptorët nga Skandinavia.

Edicioni i tretë i Sculp’ice do të realizohet rreth konceptit të “Shkrirjes se Barrierave”. Shkrirja do të tematizojë të gjitha seksionet e festivalit, duke shërbyer si emërues i përbashkët dhe moto e këtijedicioni.

Ceremonia e hapjes së edicionit të tretë të Sculp’Ice fillon në ora 20:00 në “Sheshin e Lidhjes” në Prizren. Hapjes zyrtare do t’i paraprijë debati mbi rëndësinë e diplomacisë kulturore në promovimin e shtetit të Kosovës. /infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.