Ballina / RAJONI / Scott: Rruga e Serbisë drejt BE-së nuk është e lehtë

Scott: Rruga e Serbisë drejt BE-së nuk është e lehtë

Rruga e anëtarësimit në Bashkimin evripian është ndërmarrje e cila e kërkon tërë energjinë e vullnetin e këtij kombi, por kjo rrugë nuk është e lehtë dhe kërkon punë të përkushtuar dhe, nëse guxoj të them, kompromis, ka deklaruar mbrëmë ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Kyle Scott.

Në fjalimin në pritjen me rastin e Ditës së pavarësisë së ShBA-ve, Scott i ka siguruar serbët se në këtë rrugë ShBA-të janë miku e bashkudhëtar i tyre, shkruan “Danas”.

“Jam i sigurt se Serbia, nëse i përkushtohet kësaj, do të arrijë vendin në shtëpinë evriopiane, të cilin e meriton”, ka thënë Scott.

Scott ka vënë në dukje se po kremtohet 243-vjetori i pavarësisë së ShBA-ve, por se Ambasada e ShBA-ve në Bepgrad ka dashur të kremtojë edhe 50-vjetorin e verës së vitit 1969, kur pas pesimizimit nga 1968-a, ka sjellë optimizëm të ri.

Ai ka përkujtuar ëoodstockun dhe fjalët e presidentit të atëreshëm John Kennedy, i cili ka thënë “kemi vendosur të shkojmë në Hënë jo pse është lehtë, po pse është vështirë”, duke e ndërlidhur këtë më atë se Serbia i ka vënë vetes caqe të njëjta, si anëtarësimi në BE.

Provo po ashtu

Ulqini përkujton shpirtin shekullor të artit popullor

Veglat e lashta muzikore dhe interpretuesit e tyre u shfaqen në teatrin e lashtë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.