Florida, piramidat, Google earth

Scott pretendon se zbuloi piramida përmes Google Earth

Një teoricien konspirativ ka pohuar se ka gjetur dy piramida të lashta nënujore pranë brigjeve të Floridës.

Teoria u eksplorua në një video në YouTube, që mblodhi miliona shikime.

Pamja e pazakontë u zbulua në “Google Earth” afër ishullit të Providence New, i cili nuk është shumë larg nga Florida dhe Bahamas

Në video thuhet se pamja e pazakontë është zbuluar nga një person i quajtur Scott, i cili kishte një “kohë të gjatë që investigonte mbi UFO-t”.

Scott pretendon se ai gjeti “piramidat” ndërsa ai po shikonte nëpër zona të oqeanit në ‘Google Maps’ dhe ‘Google Earth’.

“Gjeta këto dy piramida nën oqean, afër ishullit të Providence New, i cili nuk është larg nga Florida”, tha ai.

“Bazat e piramidës mund të shihet lehtësisht dhe janë dëshmi se ishulli aty pranë ishte dikur i banuar nga një fis i lashtë”.

“Më duhet të them se këto duken si piramida, piramida të lashtë që duket se kanë shekuj të tërë këtu”.

Disa pretendojnë se videoja është mjaft “intriguese” ndërsa të tjerë pohojnë se piramidat e supozuara janë thjesht korale ose shkëmbinj në oqean.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!