Ballina / BOTA / Sawiris kërkon të blejë një ujëdhesë në Evropë për ti vendosur refugjatët

Sawiris kërkon të blejë një ujëdhesë në Evropë për ti vendosur refugjatët

Miliarderi nga Egjipti, Naguib Sawiris ka ftuar Italinë dhe Greqinë që ti shesin një ujëdhesë ku do të mund të vendoseshin refugjatët nga Siria, të cilët tash e sa muaj ia kanë mësyer shteteve të Evropës.

“Nuk kam ndonjë kufizim për shumën e mjeteve që do ti investoja për ta”, është shprehur Sawiris.

“Eshtë zgjidhje e thjeshtë” i ka deklaruar ai transmetuesit amerikan CNN.

Sawiris premtoi se do ti vinte në dispozicion barkat për të transportuar refugjatët, e më pas do tu ofronte asistencë refugjatëve duke u ndërtuar shtëpi, spital dhe infrastrukturën tjetër të nevojshme për jetesë.

Sawiris, aktualisht është drejtues ekzekutiv i grupit telekom Orascom TMT, në Egjipt dhe konsiderohet si personi më i pasur në rajon.

Në asnjë moment ai nuk ka ftuar refugjatët e Sirisë që të vendosen në Egjipt./infoglobi/e

Provo po ashtu

Moore: Pa SHBA-në nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Profesori amerikan i historisë dhe sigurisë, Gregory Moore, ka thënë se pa Uashingtonin nuk mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.