Saudia për dy javë – 19 ekzekutime me prerje kokash

Ndërmjet 4 dhe 20 gushtit të sivjetmë në Arabinë Saudite janë ekzekutuar me prerje të kokës të paktën 19 persona, alarmon organizata prestigjioze për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW).

Nëntëmbdhjetë ekzekutimet janë pjesë e fjithësej 34 dënimet me vdekje të shqiptuara nga janari i sivjetmë.

Sipas HRW-së standardet ndërkombëtare pranojnë dënimet me vdekje në rrethana shumë të rralla dhe vetëm atëherë kur veprat penale janë të karakterit jashtëzakonisht të rëndë.

Ekzekutimet e muajit gusht në Arabinë Saudite janë bërë për vepra të lehta si trafikim substancash narkotike, apo më konkretisht hashashit.

Dënimet me vdekje sot zbatohen në një numër të vogël të shteteve dhe ato janë ‘demokratizuar’ me qëllim të ‘humanizimit’ dhe lehtësimit të vuajtjeve të atyre ndaj të cilëve shqiptohen ato.  Në disa vende demokratike dënimi me vdekje zbatohet me një injekcion. Në shtetet ende të pademokratizuara si Arabia Saudite sankcionet kanë mbetë të karakterit para mesjetar. Prerja e kokës është një lloj i dënimeve me vdekje që shqiptohen aty. /infoglobi/e.b.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.