Ballina / TEKNOLOGJI / Sateliti kameleon – Eutelsat Quantum
Sateliti kameleon

Sateliti kameleon – Eutelsat Quantum

Tё hёnёn Eutelsat, Airbus dhe ESA prezantojnё nё Portsmouth satelitin e parё quantum. Sateliti i komunikimit i gjeneratёs sё re ka njё pёrdorim fleksibёl si asnjё satelit tjetёr mё parё.

Para tre vjetёsh – mё 9 korrik 2015 – Eutelsat, Airbus dhe Agjencia Europiane e Astronautikёs (ESA) ranё dakord pёr ndёrtimin e njё sateliti tё telekomunikacionit. Tani ky satelit ёshtё gati. Tё hёnёn (26.02) ato e prezantojnё atё nё Portsmouth-in britanik. I pranishёm do tё jetё edhe astronauti i ESA-s Tim Peake.

E veҁanta e Satelitit-Quantum: ai ёshtё njё i shtuquajtur satelit kameleon, qё mund t’u pёrshtatet nevojave tё klientёve tё vet me njё shtypje tё butonit.

Konkretisht kjo do tё thotё: ai mund tё rrezatojё sinjalin, qё e dёrgon nё Tokё me objektiv tё caktuar dhe tё harmonizuar duke rregulluar forcёn dhe frekuencёn e tij individualisht sipas nevojёs.

Deri tani satelitёt e telekomunikacionit janё ndёrtuar disi statikё: ata janё tё fiksuar nё orbitёn gjeostacionare dhe marrin ose dёrgojnё frekuenca sinjalesh, qё pastaj me frekuencё tё pandryshuar dhe me njё forcё sinjali tё paracaktuar kthejnё nё sipёrfaqen e Tokёs njё gjurmё tё paracaktuar. Kjo gjurmё duket si njё njollё e madhe.

Nё periferi tё njollёs sinjali ёshtё mё i dobёt – nё qendёr mё i fortё. Kush do tё marrё njё sinjal nё periferi tё gjurmёs duhet tё pёrdorё njё antenё parabolike tё madhe. Nё qendёr mjafton njё antenё e vogёl, ndoshta me njё diametёr mё pak se njё metёr.

Tek satelitёt e ri do tё jetё krejt ndryshe: ndonёse ai do tё jetё sёrish njё satelit gjeostacionar, ai do tё dёrgojё nё Tokё jo njё por tetё sektorё rrezatimi qё rregullohen veҁmas. Me kёtё ai prodhon edhe tetё gjurmё, qё janё tё pёrdorshme veҁmas. Diametri i tyre mund tё variojё nga 600 kilometra deri nё njё tё tretёn e sipёrfaqes sё globit. Edhe forca e sinjaleve, gjerёsia e transportuesve dhe frekuenca mund tё pёrcaktohen nga pёrdoruesi.

E mundur ёshtё madje, qё gjurma tё ndjekё vazhdimisht objektivin e saj – si p.sh. anijet, qё e ndryshojnё pozicionin e tyre vazhdimisht.

Edhe mundёsia pёr ta ndryshuar frekuencёn sipas nevojёs shёrben pёr sigurinё. Nёse dikush pёrpiqet tё dёrgojё sinjal pengues ndaj frekuencёs sё pёrcaktuar, pёrdoruesi mund ta kalojё atё nё njё tjetёr kanal.

Satelitin e kanё ndёrtuar inxhinierёt e Airbus-it nё Portsmouth dhe nё Guildford nё Britaninё e Madhe. Sё shpejti ai do tё niset pёr nё Tuluzёn franceze, ku do tё pёrgatitet n dhe do tё provohet.

Mё pas Sateliti-Quantum vitin e ardhshёm do tё dёrgohet me njё raketё Falcon 9 Rakete tё SpaceX nё atmosferё. Njё marrёveshje pёrkatёse e ka vendosur Eutelsat mё 2016, por mund ta pёrdorё atё edhe pёr transportin e njё könnte ihn aber auch für den Tra sateliti tjetёr.

Sateliti do tё zerё njё pozicion mbi Atlantik, prej nga mund tё shёrbejё si pёr Amerikёn e Europёn edhe pёr Afrikёn. Mё pas do tё shtohen edhe dy satelitё tё tjerё – tё paktёn njёri pёr Azinё.

Por nё afatgjatё nuk do tё mbetet me kaq. Pritet, qё tё tillё satelitё kameleonё tё bёhen gjithnjё e mё shumё standard ndёr satelitёt e telekomunikacionit.

Provo po ashtu

instagram, buling

Instagrami me anti-ngacmim

Instagram beson se mjeti i ri anti-ngacmim, i bën përdoruesit të ndalojnë dhe të marrin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.