Satelitët e kompanisë amerikane mbulojnë qiellin e Kosovës

Satelitë nga kompania e njohur amerikane “Space X” kanë mbuluar qiellin mbi Kosovë të shtunën në mbrëmje.

Shumë qytetarë të shtunën kanë thënë se në qiell po vërejnë objekte të paidentifikuara, ndërsa Suhel Ahmeti nga  Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës / Astronomy Club of Kosova ka bërë të ditur se bëhet fjalë për satelitët e “Space X-it”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka sqaruar vendndodhjen e satelitëve teksa ka bërë të ditur se “Starlink është një rrjetë satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar kyçje në internet satelitor”.

“Kjo rrjetë do të përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël. SpaceX gjithashtu planifikon të shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese. Deri më datën 16 Prilli 2020, SpaceX ka lëshuar 362 satelitë Starlink. Ata planifikojnë të lansojnë nga 60 satelitë me Falcon 9, çdo dy javë në vitin 2020. Në total, gati 12,000 satelitë planifikohen të vendosen në fillim, me mundësi të shtohen deri në 42,000. 12,000 satelitët fillestarë janë planifikuar të orbitojnë në tri predha orbitale…”, ka shpjeguar ai.

Vendodhja e Satelitëve:

https://www.satflare.com/track.asp?q=starlink#TOP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!