Ballina / BOTA / Sarin ose substancë e ngjashme u përdor në sulmin kimik në Siri

Sarin ose substancë e ngjashme u përdor në sulmin kimik në Siri

Rezultatet e testimit tregojnë se agjenti nervor vdekjeprurës Sarin ose substancë e ngjashme është përdorur në një sulm të dyshuar kimik në Siri, tha Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

Kreu i kësaj organizate, Ahmet Uzumcu, tha se mostrat nga dhjetë viktima janë analizuar në katër laboratorë.

Rezultatet e këtyre analizave “tregojnë ekspozimin ndaj Sarinit ose substancave si Sarini”, tha Uzumcu.

“Ndërsa detaje të mëtejshme do të pasojnë, rezultatet e analizave që kanë arritur janë të padiskutueshme”, shtoi ai.

Nga sulmi i dyshuar kimik, më 4 prill në qytetin Khan Sheikhoun, janë vrarë mbi 80 veta.

Për këtë sulm, Perëndimi ka fajësuar forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Damasku ka mohuar përgjegjësinë.

Check Also

ushtria, be

Mblidhet BE-ja, 25 vende anëtare krijojnë ushtrinë evropiane

Dje u morr një vendim formal nga 25 vende anëtare të Bashkimit Evropian për të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *