Ballina / KURIOZITETE / Sandra -qenia e parë jo njerëzore me të drejtat e lirisë në Argjentinë

Sandra -qenia e parë jo njerëzore me të drejtat e lirisë në Argjentinë

Një orangutang, që kaloi 20 vjet në një kopsht zoologjik argjentinas, është transferuar në një vend të shenjtë kafshësh në SHBA pasi iu dhanë të njëjtat të drejta ligjore si njerëzit.

Avokatët fituan apelin për Sandrën në 2014, duke argumentuar se ajo mbahej në Buenos Aires në mënyrë të paligjshme.

Dhe kafsha u bë e para qenie jo-njerëzore me të drejtën e lirisë në Argjentinë.

Orangutangu 33-vjeçar mbërriti në Kansas të premten dhe do bëjë disa teste para se të transferohet në shtëpinë e saj të re në Florida.

“Kafshët janë qenie të ndjeshme dhe e drejta e tyre e parë që kanë është detyrimi ynë për t’i respektuar ato,”-tha gjykatësja Elena Liberatori, që mban një foto të Sandrës në zyrën e saj.

Sandra lindi në një kopsht zoologjik të Gjermanisë Lindore dhe u shit në Buenos Aires në 1995.

Kafsha e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj e vetmuar mbyllur në një vendrrethim dhe u përpoq rregullisht të shmangte publikun.

Ajo lindi një këlysh femër në vitin 1999, që u mor nga ajo dhe u shit në një park kafshësh në Kinë.

Fitorja legale për të pasur liri i solli famë ndërkombëtare orangutangut dhe vendosi një precedent që majmunët të konsiderohet më shumë si njerëz sesa si pronë.

Provo po ashtu

Ja si duket eklipsi nga gjithësia

Gjithnjë e më të shpeshta janë pamjet e regjistruara nga gjithësia. Në këte video prezentphen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.