Samsung prezanton serinë e re Galaxy S20

Samsung Electronics sot zbuloi Samsung Galaxy S20, një seri të re të pajisjeve pionere që ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne kapim dhe përjetojmë botën tonë.

Seria Galaxy S20 prezanton një arkitekturë krejt të re të kamerave që ndërthur teknologjinë AI me sensorin më të madh të imazhit nga Samsung deri më tani, për cilësi mahnitëse të imazhit.Së bashku me kamerën, Galaxy S20 bën përvojën e gjithçkaje që duam të bëjmë me telefonat tanë, më të lehtë dhe më të mirë — shijoni muzikë të personalizuar për çdo moment të ditës, shikoni video siç janë destinuar të shihen dhe luani lojëra në stilin e telekomandave në lëvizje.

“Teksa hyjmë në këtë dekadë të re, 5G do të ndryshojë plotësisht mënyrën se si komunikojmë dhe si e pëjetojmë botën përreth nesh,” tha Dr. TM Roh, President dhe Kryetar i Divizionit të Komunikimeve Celulare në Samsung Electronics.

“Meqënëse të tre variantet Galaxy S20 vijnë me lidhje 5G, Samsung po ofron një pajisje të gjeneratës së ardhshme për të transformuar jetën e njerëzve.Me një kamerë të mrekullueshme, të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, ju mund të kapni momentet kur ato ndodhin dhe të lidheni më lehtë me njerëzit që doni”.

NDRYSHON MËNYRËN SE SI KAPIM MOMENTE

Tani, më shumë se kurrë, ne kapim jetën tonë dhe tregojmë historitë tona përmes telefonave të zgjuar – dhe kjo është arsyeja pse kamera është veçoria më e rëndësishme për konsumatorët që blejnë një smartphone të ri. Projektuar për mënyrën se si jetojmë, Galaxy S20 prezanton një sistem plotësisht të ri kamerash – të mundësuar nga AI dhe me sensorin më të madh të imazhit të Samsung – për të sjellë më të mirën në çdo imazh dhe çdo moment.

  • Detaje me Qartësi Mahnitëse: Me një sensor më të madh të imazhit të disponueshëm në serinë Galaxy S20, rezolucioni i kamerës është rritur ndjeshëm, për imazhe më të hollësishme me fleksibilitet të shtuar për editimin, prerjen dhe zmadhimin. S20 dhe S20+ kanë një kamerë 64MP. Ndërsa S20 Ultra ka kamerë 108MP. Një përfitim tjetër është që sensorët më të mëdhenj marrin më shumë dritë, kështu që ju merrni një cilësi të pasur të imazhit edhe në situata me dritë të ulët. S20 Ultra i çon gjërat një hap më tej me opsionin për të naviguar në mënyrë dinamike midis një modaliteti me rezolucion të lartë 108MP dhe një modaliteti 12MP, falë teknologjisë nonna-binning që kombinon nëntë piksele në një, në nivelin e sensorit.
  • Aftësia Spektakolare Zoom: Me teknologjinë e zmadhimit hapësinor të Galaxy S20 që përdor një kombinim të Hybrid Optic Zoom dhe Super Resolution Zoom, i cili përfshin zoom dixhital të mundësuar nga AI, edhe kur jeni shumë larg mund të zmadhoni afër. Zmadhoni deri në 30 herë në Galaxy S20 dhe S20+, ose provoni lentet e palosura revolucionare në S20 Ultra, i cili përdor multiprocesimin e imazheve të mundësuar nga AI për të zvogëluar humbjen e cilësisë në nivele të larta të zmadhimit, në mënyrë që përdoruesit të provojnë Super Resolution Zoom deri në 100 herë me një pamje më të qartë se kurrë më parë.
  • Shkrepje e vetme, Mundësi të Shumëfishta: Single Take ju lejon të qëndroni në moment, teksa kapni momentin. Falë teknologjive të tij AI të kamerës, Galaxy S20 mund të kapë një numër fotografish dhe videosh, të tilla si Live focus, të prera, Ultra Wide dhe më shumë, që kapin momentin tuaj më të mirë.
  • Kapacitet Profesional Filmimi: Galaxy S20 ofron xhirime videosh mahnitëse 8K, në mënyrë që përdoruesit të mund të kapin botën e tyre me ngjyra dhe cilësi të vërtetë. Kur jeni duke bërë xhirime, transmetoni videon tuaj në një TV Samsung QLED 8K dhe shijoni përvojën e tij të shikimit, më të mirën e rangut, ose rrëmbeni një plan nga një video 8K dhe shndërrojeni atë në një foto me rezolucion të lartë. Madje, edhe videot më të ngathëta duken sikur janë xhiruar duke përdorur një kamera aksioni, falë Super Steady dhe stabilizimit të tij anti-rrotullues, dhe analizës së lëvizjes me Inteligjencë Artificiale.

BËJ ATË QË DO MË MIRË

Galaxy bën përvojën e gjithçkaje që duam të bëjmë në telefonin tonë, më lehtë dhe më të mirë.Me karakteristika të reja dhe partneritete me ndikim, të frymëzuara nga bashkëpunimi i hapur, Galaxy S20 është ndërtuar për mënyrën se si ne përdorim telefonat tanë sot.

  • Muzika: Nëse po zgjoheni, ose po shkoni në palestër, shijoni muzikën tuaj të preferuar. Me Music Share, shtrini lidhjen tuaj të çiftuar Bluetooth në makinë ose një altoparlant përmes pajisjes tuaj, kështu që ju dhe shoku juaj mund të bëni rolin e DJ me radhë gjatë një udhëtimi.
  • Video Chat i Jashtëzakonshëm në Google Duo: Bisedoni me video me lehtësi me të gjithë njerëzit më të rëndësishëm në jetën tuaj me Galaxy S20. Galaxy S20 rrit përvojën e video chat përmes një integrimi të thellë me Google Duo, duke sjellë tipare të reja Duo në Galaxy S20. Tani, nga dialeri, mund të trokitni lehtë mbi Duo për të filluar një video chat dhe për të shijuar, për herë të parë ndonjëherë, cilësi FHD. Google Duo është i pajtueshëm në të gjithë sistemet operative, kështu që ju nuk jeni të kufizuar. Vendosni të gjithë familjen në kornizë, duke përdorur lentet e gjera; dhe bisedoni me deri në 8 miq njëherazi.
  • YouTube në 5G: Ndani videot tuaja 8K me botën më shpejt dhe më mirë. Samsung bashkëpunoi me YouTube, në mënyrë që të ngarkoni videot tuaja 8K direkt në YouTube, dhe me aftësitë të integruara 5G, të përjetoni shpejtësinë ultra të ngarkimit.
  • Argëtimi: Duke përfituar nga kamera profesionale e Galaxy S20, Netflix dhe Samsung po punojnë së bashku për të vendosur Galaxy S20 në duart e regjizorëve të njohur për të kapur përmbajtje bonus bazuar në prodhimet origjinale dhe popullore të Netflix. Përdoruesit gjithashtu mund të zbulojnë përmbajtjen më të mirë të Netflix përmes një integrimi të përmirësuar me pajisjet Galaxy, duke bërë më të lehtë zbulimine përmbajtjes dhe aksesin përmes Samsung Daily, Bixby dhe Finder.
  • Lojërat: Seria Galaxy S20 çon lojrat në celular në nivelin tjetër. Me një ekran 120Hz, do të keni mundësinë e një përvojë jashtëzakonisht të rrjedhshme gjatë lojës. Më vonë këtë pranverë, partneri i Samsung, Microsoft, do të lançojëlojën e tij të famshme Forza Street në Galaxy Store, duke shënuar lançimin e parë të lojës në celular. Kombinuar me një procesor të shpejtë, 12 GB RAM, audio-akorduar nga AKG, dhe një përforcues për lojën që punon në sfond për të optimizuar parametrat për performancë kulmore, Galaxy S20 Ultra ofron një përvojë të fuqishme lojrash.

DISPONUESHMËRIA E GALAXY S20

Duke filluar nga 6 Mars 2020, seria Galaxy S20 do të jetë në dispozicion në ngjyra të ndryshme, klasike.

  • Galaxy S20: Gri Kozmike, Blu e ëmbël, Rozëe ëmbël
  • Galaxy S20+: Gri Kozmike, Blu e ëmbël, e Zezë Kozmike
  • Galaxy S20 Ultra: Gri Kozmike, e Zezë Kozmike

Galaxy S20, Galaxy S20 + dhe Galaxy S10 Ultra do të jenë në dispozicion në dyqane nga 13 Mars 2020 në tregjet e zgjedhura. Porositjet paraprake online fillojnë më 11 Shkurt 2020, në orën 21:00. Çmimi fillon nga EUR 979 për Galaxy S20, EUR 1,089 për Galaxy S20+, dhe EUR 1,469 për Galaxy S20 Ultra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.