Samsung po punon në tabletin e parë me rrjetin 5 G

Për t’ju përshtatur sa më shumë gjeneratës së re të pajisjeve moderne pa tela, Samsung është duke punuar për krijimin e tabletit të parë me 5G, që është punuar deri më tani.

Lidhur me Galaxy Tab S6 5G, Samsung ka bërë të ditur pa dashje nëpërmjet ueb-faqes zyrtare, se e ka në listën e pajisjeve, që do t’i sjellë së shpejti.

Njoftimin nuk e shoqëron ndonjë detaj, ndërsa ka mundësi që nuk do të lansohet së shpejti, por së paku dihet se është në përpunim e sipër.

I njohur vetëm me numrin serik, SM-T866 tableti Galaxy Tab S6 5G, është vendosur krahas Galaxy Tab S6, Galaxy Tab S5e, Galaxy Tab A dhe Galaxy Tab A me S Pen.

Të gjitha këto janë në dispozicion, megjithëse Galaxy Tab S6 5G, ende nuk është prezantuar zyrtarisht.

Specifikat për këtë tablet, që është i pasi i këtij lloji, ene nuk dihen, por nëse e krahasojmë me Galaxy Tab S6, do të ishte një tablet shumë i mirë.

Në të është ekrani Super AMOLED me 10.5 inç me rezolucion 2560X1600, procesori Snapdragon 855, 8GB RAM dhe 256 GB për dokumente, si dhe bateria me 7040mAh.

Që të përshtatet sa më shumë me 5G, ka mundësi që ta ketë procesorin Qualcom 855 që mbështet këtë rrjet interneti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.