Ballina / TEKNOLOGJI / Samsung përparon sigurinë e Smartphonave të vet

Samsung përparon sigurinë e Smartphonave të vet

Kur diçka ka rëndësi për ne, ne e mbrojmë atë me çdo kusht. Për kompanine Samsung, siguria është pjesë qëndrore e çdo procesi.

Gjigandi i teknologjisë celulare ka shpenzuar vite të tëra për të perfeksionuar platformën e sigurisë Knox, për t’ju dhënë privatësinë më të besueshme në një botë të pasigurt, të mbushur me kërcënime të shumta dhe shkelje të privatësisë.

Pajisjet celulare Samsung janë projektuar me siguri të shkallës ushtarake që nga çipi e deri tek programet sofware, në mënyrë që pajisjet tuaja të jenë të siguruara nga Knox nga momenti që ju e ndizni për herë të parë.

Teksa kërcënimet ndaj sigurisë evoluojnë, po ashtu evolon edhe teknologjia mbrojtëse. Gjigandi Samsung është vazhdimisht duke krijuar inovacione për të mposhtur sfidat e së ardhmes me qwllim tw mbrojtjes sw botws dixhitale. Për të gjithë përdoruesit, Samsung ka përgatitur një sërë udhëzimesh specifike të sigurisë, që përvoja juaj në ekosistemin Galaxy të jetë edhe më e mbrojtur. Ja cilat janë komponentet kryesore të sigurisë në ekosistemin Samsung dhe këshillat që duhet të ndiqni për një lundrim të sigurt.

Mbroni fjalëkalimet tuaja me Samsung Pass

Ka vetëm një si ju, dhe Samsung sigurohet që pajisjet tuaja ta dinë këtë. Me teknologjinë inovative të autentifikimit biometrik, duke përfshirë Face Recognition dhe Ultrasonic Fingerprint, aksesi në të dhënat tuaja mund të mbrohet edhe nëse pajisja ju humb ose vidhet.

Me Samsung Pass, karakteristikat tuaja individuale ju lejojnë të aksesoni me lehtësi, shpejtësi dhe siguri të dhënat e rëndësishme – siç janë aplikacionet tuaja bankare dhe të emailit. Nuk është nevoja të mbani mend emra përdoruesi dhe fjalëkalime të pafund.

Siguroni të dhënat personale me Secure Folder

Pajisjet celulare janë bërë mjetet tona multifunksionale – portofoli, biblioteka, albumet tona të fotografive, kompjuterët tanë portativë. Për më shumë privatësi, Secure Folder krijon një hapësirë të enkriptuar të veçantë për të ruajtur të dhënat tuaja, që do të thotë se vetëm ju do të keni akses në pjesët më private të telefonit tuaj.

Mbroni të dhënat tuaja shëndetësore

Edhe të dhënat tuaja shëndetësore duhet të jenë të sigurta. Aplikacioni Samsung Health ju lejon të monitoroni të dhënat tuaja të mirëqenies për të menaxhuar elementë të shëndetit tuaj si dieta, ushtrimet, gjumi, pesha ose stili i përgjithshëm i jetesës. Knox i mban të mbrojtura të dhënat personale, duke përfshirë dhe të dhënat private të mirëqenies tuaj fizike.

Siguroni lidhjet tuaja

Për shfletim të përditshëm, Secure Wi-Fi enkripton trafikun e internetit në dalje dhe çaktivizon monitorimin e aplikacioneve dhe faqeve të webit. Ai ju lejon të lundroni online në mënyrë të sigurt me anë të lidhjeve publike WiFi pa pasur frikë nga shkeljet e sigurisë.

Gjurmoni smartfonin tuaj

Smartfoni juaj është pjesë e rëndësishme e jetës suaj. Në rast humbjeje ose vjedhjeje, shërbimi Find My Mobile ju lejon të lokalizoni në distancë smartfonin tuaj, të rezervoni të dhënat e ruajtura në pajisje në Samsung Cloud, të kyçni telefonin dhe madje të bllokoni aksesin në Samsung Pay. Dhe nëse ju nevojitet, mund edhe t’i fshini të gjitha të dhënat e ruajtura në pajisjen tuaj.

Prodhimi që nga çipi

Samsung mund të projektojë, krijojë dhe vlerësojë çdo çip kompjuteri, çdo pjesë teli, dhe çdo komponent hardueri përpara se t’i përdorë për të prodhuar pajisje celulare në fabrika me siguri të lartë nëpër botë. Kontrolli mbi dizajnin, prodhimi dhe montimi sigurojnë një zinxhir të sigurt furnizimi dhe një produkt përfundimtar tek i cili mund të keni plotësisht besim.

Enkriptimi i të dhënave

Platforma e Knox ekripton të dhënat tuaja në mënyrë që ato të mos ekspozohen apo të jenë të brishta, edhe në rast vjedhjeje apo humbjeje. Të dhënat tuaja mbeten të enkriptuara ndërkohë që pajisja juaj është e fikur dhe nuk do të deshifrohen përveçse kur ju zgjidhni t’i shkyçni ato.

Izolimi i të dhënave

Pajisjet tuaja celulare Samsung janë të projektuara me izolimin e të dhënave të integruar në çdo komponent. Është një kyç i dyfishtë për të dhënat tuaja delikate, që do të thotë se edhe nëse dikush arrin të hyjë brenda telefonit tuaj, i vetmi person që ka aksesin real jeni ju.

Mbrojtja gjatë kohës së funksionimit

Mbrojtja gjatë kohës së funksionimit nënkupton se pajisja juaj celulare Samsung funksionon gjithmonë në gjendje të sigurt kundër sulmeve të të dhënave ose softuerëve keqdashës. Çdo përpjekje e paautorizuar ose e paqëllimtë për të aksesuar ose modifikuar bërthamën e telefonit tuaj, bllokohet në kohë reale, në çdo moment.

Siguri me shumë shtresa e ndërtuar për t’ju mbrojtur

Me një siguri me shumë shtresa, Knox integron harduerë dhe softuerë që punojnë së bashku për t’ju dhënë një nivel të lartë të mbrojtjes së të dhënave, duke mbrojtur informacionet tuaja më të rëndësishme nga softuerët keqdashës dhe kërcënimet. Platforma e sigurisë Knox është e besuar nga organizatat qeveritare që kërkojnë nivele të larta sigurie. Knox është lider në industrinë e sigurisë celulare me certifikimet globale të sigurisë qeveritare. Ai mori vlerësimin “I fortë” në 27 nga 30 kategori në reportazhin e Gartner të majit 2019 “Sistemet operative celulare dhe siguria e pajisjeve: Një krahasim i platformave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.