Ballina / RAJONI / Samiti i Triestes: Çfarë ndodhi me “Jugosllavinë e re”

Samiti i Triestes: Çfarë ndodhi me “Jugosllavinë e re”

Në Samitin BE – Vendet e Ballkanit Perëndimor, që u mbajt dje në Trieste të Italisë, është miratuar edhe një plan veprimi për bashkëpunim ekonomik rajonal. Kosova në Samit është përfaqësuar nga kryeministri në largim, Isa Mustafa, i cili nuk ka preferuar të flasë shumë rreth këtij plani, të cilin e ka pranuar.

Në Samitin BE – Vendet e Ballkanit Perëndimor, që u mbajt dje në Trieste të Italisë, është miratuar edhe një plan veprimi për bashkëpunim ekonomik rajonal. Kosova në Samit është përfaqësuar nga kryeministri në largim, Isa Mustafa, i cili nuk ka preferuar të flasë shumë rreth këtij plani, të cilin e ka pranuar. Por, për çfarë janë pajtuar realisht vendet e Ballkanit Perëndimor? A përbën zona ekonomike rajonale “një Jugosllavi të re” siç u shkrua dje në mediat evropiane?  Në deklaratën e lëshuar pas përfundimit të Samitit, ku kanë marrë pjesë Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, dhe liderët e 6-shes ballkanike, thuhet se “Iniciativa e përbashkët për përshpejtimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe zhvillimin e hapësirës ekonomike rajonale”, është e bazuar në rregullat e BE-së dhe të CEFTA-s, si dhe në parimet që reflektohen në Marrëveshjen e MSA-së, e cila në mënyrë progresive do të lejojë lëvizje në rritje të mallrave, shërbimeve, investimeve dhe punëtorëve të kualifikuar, në koherencë të plotë me rrugën e secilit shtet.
“Kjo hapësirë ekonomike rajonale do të ndihmojë për të çliruar potencialin e madh të rajonit, me gati 20 milionë banorë, duke krijuar mundësi më të mira dhe më të qëndrueshme ekonomike për të gjithë dhe duke tërhequr vëllim më të madh të investimeve direkte të huaja se që do ta bëjnë përpjekjet aktuale individuale të shteteve. Pjesëmarrësit kanë mirëpritur prezantimin e liderëve dhe miratimin e planit shumëvjeçar të veprimit për bashkëpunim rajonal që përfshin tregtinë, investimet, mobilitetin dhe ekonominë digjitale. Kjo punë nuk është as alternativë e as proces paralel i integrimeve evropiane, por do të përforcojë kapacitetin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor për t’i arritur kriteret ekonomike të përafrimit me BE-në dhe për t’i implementuar ligjet e BE-së në shkallë rajonale para anëtarësimit në BE. Kjo do të rrisë prosperitetin dhe punësimin. Këshilli rajonal për Bashkëpunim (RCC) është i ftuar që të mbikëqyrë dhe t’i informojë samitet e BE-së ose sherpat (ndihmësit) në baza të rregullta, rreth progresit të arritur për implementimin e këtij plani aksional me përfshirjen e strukturave të CEFTA-s”.
Më pas aty thuhet se Komisioni Evropian do të ndihmojë me 7 milionë euro që Hapësira Rajonale Ekonomike të shndërrohet në mundësi konkrete biznesore. Plani për Hapësirën Rajonale Ekonomike është hartuar nga Komisioni Evropian, pas dështimit të iniciativës për union doganor, i cili ishte refuzuar nga Kosova dhe Mali i Zi.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë deklaratën që është lëshuar pas përfundimit të Samitit.

Check Also

foto2_infoglobi

Hetohet pasuria dhe shoferi i Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur nën hetim pasuror edhe shoferin e ish-ministrit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *